Personi që shikoni në foto është efektivi i Policisë që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, teksa me gjestin që kreu u kthye padyshim në hero të ditës.
Edmond Late, 30 vjeç mbeti i plagosur pasi ndërhyri në momente kritike për të shpëtuar jetën e një gruaje 59 vjeçe që gati sa nuk mbeti viktimë nga duart e djalit të saj, i cili në kushte të rënduara psikologjike e plagosi të ëmën me gërshër e pastaj tentoi ta vriste, shkruan newsbomb.al.
Menjëherë në këtë moment ka ndërhyrë Edmond Late dhe ka shpëtuar 59 vjeçaren nga duart e të birit, por është plagosur vetë duke marrë një goditje në gjoks. Efektivi i plagosur është transportuar në spital së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen me inicialet I. A., 59 vjeçe, për ndihmë mjeksore dhe fatmirësisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjesti heroik i efektivit Edmond Late ka shmangur një tragjedi të mundshme mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ndërsa 30 vjeçari është padyshim hero i ditës dhe një model për të gjithë kolegët e tij që jo në pak raste i kemi parë të dhunojnë qytetarë të prangosur ose në pamundësi për tu mbrojtur.
Gepostet von Mondi Late am Sonntag, 1. September 2019


