• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTË NË LAÇ/ Një prej autorëve djali i një efektivi, po negociohet për dorëzimin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DYFISHTË NË LAÇ/ Një prej autorëve djali i një efektivi, po negociohet për dorëzimin

24 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Klaudio Përkola, 21-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjergji, rezulton të jetë djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit.

Përkola, që tashmë po kërkohet nga policia, është djali i efektivit të policisë Gjovalin Përkola, i cili rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit.

21-vjeçari, prej tre ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj të atit të djalit, që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra.

Automjeti tip “Golf 5” i zi që u përdor nga atentatorët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç rezulton të jetë në pronësi të Shpëtim Bodurit nga Tirana.

Fill pas sekuestrimit të automjetit nga ana e policisë i riu është marrë në pyetje nga uniformat blu ku ka pranuar se ditën e vrasjes ja kishte dhënë mikut të tij Eduart Lamaj, por pa ditur qëllimin.

Për kryerjen e atentatit “Golf 5” i janë hequr targat për t’i vendosur sërish pas vrasjes ndërsa ditën e djeshme u sekuestrua nga policia.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç, policia ka zbërthyer grupin duke shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët.

Eduart Lamaj është rimarrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa është shprehur se kishte konflikt me pronarin për çështje borxhi për drogën në Itali dhe jo me dy viktimat.

Përveç Lamajt, në kërkim janë edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atentat, Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABIT TË GJITHË/ Mesfushori i Inter bëhet gaz i botës, nuk do ta besoni çfarë rasti ka shpërdoruar (VIDEO)
Previous article DJALI TENTOI TË VRISTE NËNËN/ Ja kush është polici hero nga Gjirokastra që i doli para për ta shpëtuar por u plagos vetë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT