Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me aktakuzat e ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale e Hagës, për krime lufte e tortura çnjerëzore.
Përmes një mesazhi të shkurtër në facebook, Mustafa thotë se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë, dhe e tillë duhet të konsiderohet edhe nga ndërkombëtarët.
Ai shprehet se luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për një Kosovë të lirë, të pushtuar nga terrori serb.
Reagimi i plotë i Mustafës
Besoj thellë se lufta e UÇK-së
Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb. IM


