• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTA E DIASPORËS/ Majko: Pa remitancat, ekonomia jonë do të ishte më keq se në vitin 1997
Home
Politikë

VOTA E DIASPORËS/ Majko: Pa remitancat, ekonomia jonë do të ishte më keq se në vitin 1997

23 June, 2020 F.autor Politikë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, foli për nismën e politikës shqiptare për të siguruar votën e emigrantëve në zgjedhje.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, në News24, është e drejtë kushtetuese që shtetasit tanë jashtë vendit të votojnë dhe kjo çështje nuk ka pse diskutohet.

Sipas tij, janë mbi 600 mijë shqiptarë me pasaporta të huaja, që përbëjnë një element kyç në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Mes të tjerash, ministri Majko deklaroi se nëse nuk do të ishin emigrantët, ekonomia shqiptare do të binte më keq se në krizën e vitit 1997.

“Diskutimi për votën e shtetasve tanë jashtë vendit është një temë permanente e mazhorancës. Nga opozita nuk ka pasur reagim negativ, ka pasur bashkëpunim në përgjithësi. Citoj përfaqësues të opozitës që kanë thënë se ‘ideja për votën e emigrantëve është e jona’. Tani jemi në momentet më deçizive, sepse kemi tashmë një marrëveshje. Vota për shtetasit tanë jashtë është e drejtë kushtetuese, nuk ka pse diskutohet. Mbase kjo mund të kishte kuptim në vitet 90, kur ne i quanim shtetasit tanë jashtë o emigrantë, o refugjatë. Tani ne po integrohemi në një mënyrë të padukshme nga shtetasit tanë jashtë vendit. Ata vijnë në pushimet e verës, dërgojnë paratë. Ekonomia e shqiptarëve, t’i heqësh tullën e remitancave, bie më keq se në krizën e ’97-ës. Gjithë oksigjeni i ekonomisë shqiptare lidhet absolutisht me remitancat.

Kur e fillova kishte vetëm një nen për interesat e diasporës, sot që flasim ka shumë ndryshime. Është në histori politike shtetërore, që ka ndryshuar. Kjo u tregua më shumë gjatë kohës së koronavirusit. Njerëzit panë mjek, ekspertë, personalitete, studiues, që folën në kushtet e izolimit. Në fakt këta janë vetëm maja e ajsbergut. Janë mbi 600 mijë shqiptarë që kanë pasaportat e vendeve jashtë. Zërat po vijnë të fortë se iu takon e drejta e votës. Për këtë ne si palë duhet të jemi ët kujdesshëm të mos vrapojmë. Unë mund të kem disa çështje të ndryshme nga Damiani, por ai është përfaqësues i mazhorancës, ai do të bashkëpunojë me opozitën. Unë jam optimist racional. Pra, neve na nevojitet të ndjekim traditën që Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus”, tha ministri Majko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO NË BULLGARI/ Kryeministri gjobitet me 174 dollarë sepse nuk mbajti maskën
Previous article PAMJET TRONDITËSE/ Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 godet jugun e vendit, shihni si ndahet trotuari në dysh

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT