• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON BANORËT E ZALLBASTARIT/ Basha: Ne do e kthejmë Shqipërinë në… punë
Home
Politikë

TAKON BANORËT E ZALLBASTARIT/ Basha: Ne do e kthejmë Shqipërinë në… punë

23 June, 2020 F.autor Politikë

Kreu i PD Lulzim Basha është takuar sot me banorët e Zall-Bastarit dhë është njohur nga afër me problematikat që shqetsojnë banorët e zonës dhe pamundësinë e tyre për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.

Basha thotë se në 7 vite kryeministri Rama përkeqësoi jetën e banorëve të Zall-Bastarit dhe sot ata janë në luftë për mbijetesë. “Ne nuk mund dhe nuk do ta lëmë mundin dhe djersën e banorëve të Zall Bastarit të shkojë dëm e fëmijët e tyre të vuajnë edhe për ushqimin e përditshëm”, shkruan Basha, ndërsa thekson se një Shqipëri në punë ëhstë prioriteti kryesor i tij dhe i PD.

Shkrimi i plotë i Bashës:

Sot u takova me banorë të Zall Bastarit, të cilët e kanë të pamundur të sigurojnë mbijetesën. Me ato pak të ardhura që nxjerrin me mund dhe djersë, u duhet të paguajnë dritat, ujin apo të blejnë ilaçe. Dëgjova me dhimbje se si një zonjë kishte ndërprerë mjekimin nga pamundësia për të blerë ilaçet. Rrugët e amortizuara, çmimet e rritura të naftës, farërave, plehrave kimike, po ua bëjnë të pamundur punimin e tokës këtyre banorëve, ndërsa nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti.

Në 7 vite, RAMAVIRUSI e përkeqësoi jetën e këtyre banorëve, të cilët sot janë në luftë për mbijetesë.

Ne nuk mund dhe nuk do ta lëmë mundin dhe djersën e banorëve të Zall Bastarit të shkojë dëm e fëmijët e tyre të vuajnë edhe për ushqimin e përditshëm.

Paratë e planifikuara për pesë oligarkët do të shpërndahen për investimet që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë në çdo cep të vendit. Në planin tonë, 50 milionë euro do të shkojnë për investime në infrastrukturën bujqësore.

Ne planifikojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore të fshatrave që t’iu sigurojmë aksesin në tregje. Është detyrë e një qeverie të përgjegjshme që përmes buxhetit të shtetit, të garantojë bukën, ujin dhe dritat për qytetarët e saj dhe ne do ta bëjmë këtë.

Është kriminale t’iu marrësh çdo muaj taksat e tarifat qytetarëve dhe në ditën e tyre më të vështirë t’i braktisësh. Ne do të marrim të gjitha vendimet për t’iu mundësuar fermerëve të punojnë dhe të fitojnë përmes punës së tyre.

Një Shqipëri në punë është prioriteti kryesor i imi dhe i PD dhe për këtë qëllim do të bëjmë gjithçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Dy ministra në një derë…
Previous article ALFRED PEZA/ Spoti i një Lulzim Bashe që as ka qenë, e as do jetë kurrë!

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT