• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJOFTIMI/ Nesër në punë? Qeveria mendon paketë shtesë për transportin publik
Home
Sociale

NJOFTIMI/ Nesër në punë? Qeveria mendon paketë shtesë për transportin publik

23 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas përçarjes mes shoqatave të transportit publik për të nisur apo jo punën nesër, Ministrja Balluku thotë se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Transporti urban është ende në pikëpyetje, por shoqatat janë shprehur se do nisë ai ndërqytetës. Ministrja Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë  e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t’u rihapur.

“Kemi pasur kërkesa të ndryshe nga Shoqatat e Transportit, pasi është e vërtetë që pas disa muajsh të bllokuar dhe pa operime, impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë dhe ne jemi konsultuar dhe jemi munduar, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe sigurisht me Ministrin Ahmetaj, i cili ka përgjegjësinë e të gjithë paketave të rimëkëmbjes, të gjejmë incentiva të cilat do të mbështesin sektorin për tu rihapur”, tha Balluku.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku shprehet se kjo është një situatë e vështirë për të gjitha palët dhe duhet ta kalojnë përmes një dialogu dhe mirëkuptimi. Ajo tha se nga dita e nesërme të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetëse, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por dhe bashkive të nisin nga puna, pasi kjo është dhe një kërkesë e shumëkërkuar nga qytetarët.

“Gjithashtu ne po punojmë, në kontakt edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit, që duke filluar nga nesër, datë 24 qershor, të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetëse, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por besoj të njëjtën gjë do bëjnë edhe bashkitë, të fillojnë dhe të operojnë”, tha Balluku.

Ministrja Balluku theksoi mbështetjen e që qeveria ka dhënë deri tani për këtë shërbim, që sigurisht është prekur nga pandemia duke thënë se shpenzimet për konsumimin e naftës janë mbështetur 100 % nga  shteti, si dhe të gjithë punonjësit e transportit janë mbështetur me pagën e luftës si dhe përjashtimi nga taksat vjetore deri në fund të 2020.

“E kemi thënë që një nga vendimet, të cilat janë marrë është njohja e 100%, nga 43% që ishte deri para pak ditësh, e shpenzimeve për konsumin e naftës nga kompanitë e transportit të udhëtarëve publike. Ne gjithashtu kemi kërkuar dhe kemi dërguar pranë Ministrit të Rimëkëmbjes listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive,për të cilët ne si ministri kemi kërkuar që duhen mbështetur me pagën mbështetëse, që u është dhënë edhe bizneseve të tjera, apo edhe punonjësve të tjerë të ndërmarrjeve të ndryshme deri më sot. Një nga pikat e tjera që kemi kërkuar është edhe mbështetja e pushtetit vendor në këtë paketë incentivimesh, që është përjashtimi nga taksat vjetore të pushtetit lokal deri në 31 dhjetor të 2020-ës”, tha Balluku.

Në muajin shtator, Balluku tha se do të ketë një reformën të thellë, një reformë që ka nisur nga muaji janar për tu dizenjuar. “Sigurisht me vonesat që krijoi COVID-i, por sot ne po mbyllim detajet e fundit, të cilat do t’i shpallim në muajin shtator, për të nisur implementimin në fillim të janarit të 2021 dhe për ta kthyer këtë sektor në një sektor model, me kapacitet të plotë në përmbushje të kushteve dhe të kritereve që transporti publik i një shteti evropian duhet të ketë, por mbi të gjitha duke pasur synim dhe duke pasur në mendjen tonë qytetarin,cilësinë që qytetari meriton edhe në këtë shërbim kaq të rëndësishëm, esencial dhe jetësor që është transporti publik“, përfundoi Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "PËRMBAHET" PD/ Spahia: Kur Basha të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro
Previous article COVID-19/ Konfirmohet POZITIVE një studente në Elbasan, erdhi nga Lushnja për sezonin e provimeve

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT