Një studente në qytetin e Elbasanit është testuar pozitive me koronavirus.
Lajmi bëhet me dije nga burime për mediat, të cilat konfirmojnë se vajza në Elbasan erdhi nga Lushnja për sezonin e provimeve.
22-vjeçarja mësohet se është vetëkarantinuar në banesën e saj me qira në Elbasan, raporton abcnews. Sakaq, nuk dihet nëse studentja ka pasur kontakte me persona të tjerë kur ka qenë e infektuar.