• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA MBËSHTETJA PËR NEGOCIATAT TEK INVESTIMET/ Zbardhet takimi i Ruçit me ambasadorin e Austrisë
Home
Politikë

NGA MBËSHTETJA PËR NEGOCIATAT TEK INVESTIMET/ Zbardhet takimi i Ruçit me ambasadorin e Austrisë

23 June, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri.
Ruçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe intensive midis Shqipërisë dhe Austrisë dhe shkëmbimin intensiv të vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve. Austria është një vend mik, aleat dhe përkrahës i Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Kryeparlamentari i shprehu ambasadorit Steiner mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për çeljen e negociatave. Po ashtu Ruçi i kërkoi mbështetjen e Austrisë për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri gjatë Presidencës gjermane të BE-së, në 2020.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin intensiv midis parlamenteve të dy vendeve dhe vizitat e nivelit të lartë gjatë dy viteve të fundit, të cilat e kanë intensifikuar e fuqizuar këtë bashkëpunim. “Fryt i tyre është edhe nënshkrimi marrëveshjes midis të dy parlamenteve për ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, sipas modelit të Parlamentit të Austrisë. Punishtja e Demokracisë është një ndihmë e madhe për rritjen e kontributit të parlamenteve tona në edukimin demokratik të qytetarëve, sidomos brezit të ri të Shqipërisë, shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e interesit të tyre për politikën dhe proceset demokratike, edukimin qytetar dhe sundimin e ligjit.”,- vuri në dukje Ruçi.

Kryetari Ruçi dhe Ambasadori Steiner biseduan edhe mbi mundësitë për rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. Ruçi, e falenderoi Ambasadorin Steiner edhe për ndihmën që Austria i dha Shqipërisë për përballimin e pasojave dhe fazën e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit si edhe mbështetjen për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit. Kryeparlamentari i kërkoi Ambasadorit Steiner që Austria të intensifikojë mbështetjen e saj për njohjen e Kosovës, sidomos nga pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur ende, për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë dhe nxitjen e dialogut me Serbinë.

Ambasadori Christian Steiner vuri në dukje se Austria e konsideron Shqipërinë një ndër vendet e preferuara për të bashkëpunuar. Ky bashkëpunim nuk u ndërpre as gjatë pandemisë. Më 28 maj, Ministri i Jashtëm Schallenberg dhe Ministrja për BE-në Stadtler erdhën në Tiranë dhe u takuan me Ministrin në detyrë Cakaj, në kuadrin e asistencës austriake për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar pasojat e pandemisë. “25 marsi, dita e vendimit për çeljen e negociatave është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë edhe gjatë zhvillimit të negociatave. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mblidhet sa më shpejt. Austria do të vazhdojë gjithashtu mbështetjen për njohjen e Kosovës, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.”, theksoi Ambasadori Christian Steiner.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ OBSH: COVID-19 rekorde të reja infektimi, fatkeqësisht ende vdekjeprurës
Previous article RASTET E REJA ME COVID NË FIER/ Infektohet efektiv i RENEA-s, shfaqi shenja pasi takoi prindërit në Libofshë

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT