• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH: COVID-19 rekorde të reja infektimi, fatkeqësisht ende vdekjeprurës
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH: COVID-19 rekorde të reja infektimi, fatkeqësisht ende vdekjeprurës

23 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me një rekord prej mbi 183 mijë raste të zbuluara me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, virusi është ende vdekjeprurës dhe ende nuk ka treguar shenja domethënëse të humbjes së fuqisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për media tha se “duket se pothuajse çdo ditë arrijmë në një rekord të ri dhe të zymtë”.

“Mbi 183 mijë raste të reja me COVID-19 u raportuan në OBSH, në një ditë të vetme deri më tani”, tha Tedros.

Ai theksoi se mbi 8,8 milionë raste janë raportuar deri më tani në OBSH, prej të cilëve mbi 465 mijë kanë humbur jetën.

Maria Van Kerkhove , drejtuesja teknike e OBSH-së mbi pandeminë COVID-19, u përgjigj se aktualisht ka mbi 49 mijë sekuenca të plota gjenomi në dispozicion që shkencëtarët të ekzaminojnë “për të përcaktuar nëse ka ndryshime tek virusi”.

“Ne nuk e kemi parë ende këtë, por kemi një grup njerëzish globalisht që po e shikojnë këtë. Duhet të theksojmë se ky virus është shumë vdekjeprurës. Kur ka një mundësi për të infektuar njerëzit, ai mund të vrasë njerëz. Kështu që, ne duam të sigurohemi që të gjithë ta trajtojnë këtë virus seriozisht dhe të sigurohemi se ne bëjmë gjithçka që mundemi për parandalimin e infeksionit”, tha Van Kerkhove.

Tedros theksoi se disa vende që e kanë fituar me sukses betejën kundër transmetimit tani kur rihapën shoqëritë dhe ekonomitë e tyre po regjistrojnë një ngritje në rastet e reja të zbuluara.

“Të gjitha vendet po përballen me një ekuilibër delikat midis mbrojtjes së njerëzve të tyre duke minimizuar dëmin social dhe ekonomik. Nuk është një zgjedhje midis jetës dhe jetesës. Vendet mund t’i bëjnë të dyja”, tha Tedros.

Ai tha se OBSH i nxit vendet “të jenë të kujdesshëm dhe krijues në gjetjen e zgjidhjeve që u mundësojnë njerëzve të qëndrojnë të sigurt përderisa vazhdojnë me jetët e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAGJIA E RE NË FUSHË-KRUJË/ Rama: Projektuar nga një arkitekte e famshme holandeze. Ahmetaj: Me ndryshimin në buxhet, 600 milionë dollarë për...
Previous article NGA MBËSHTETJA PËR NEGOCIATAT TEK INVESTIMET/ Zbardhet takimi i Ruçit me ambasadorin e Austrisë

s.autor

Postime të ngjashme

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë Botë

INDIA SFIDON TRUMP/ Sulmon sërish Bahreinin me dronë! Alarm në Gjirin Persik, SHBA përballet me kërcënimin e përshkallëzimit të luftë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT