• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Ky është Viktor Marku, u “tradhtua” nga sistemi TIMS, e dashura e nipit rrëzon alibinë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Ky është Viktor Marku, u “tradhtua” nga sistemi TIMS, e dashura e nipit rrëzon alibinë

22 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Janë siguruar fotot e Viktor Markut nga salla e gjyqit. Ai është shfaqur me maskë anti-covid në fytyrë duke përshëndetur nga kamerat.

Gazetarja Glidona Daci raporton se Marku ka heshtur gjatë mbërritjes në gjykatë, dhe nuk ka pranuar të thotë asgjë lidhur me ngjarjen.

Ai është arrestuar nga policia i dyshuar ai autori i vrasjes së Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Lidhur me këtë ngjarje është lënë në burg edhe nipi i Markut Sebastian Mali.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar këtë të fundit duke ndjekur Hekuran Billën, ndërsa sipas prokurorisë ekzekutimi është kryer nga Marku.

Mësohet se Mali kishte marrë me qira një makinë në qytetin e Shkodrës, ndërsa kur ka mbërritur në Tiranë ka ndërruar makinën në një servis pasi ka pretenduar se donte një makinë më të mirë pasi do dilte me të dashurën.

Kjo është hedhur poshtë nga e dashura e tij e cila ka pranuar faktin që janë në një marrëdhënie, por ka mohuar të kenë qenë bashkë natën e vrasjes së Billës.

Abcnews.al mëson se Viktor Marku rezulton të udhëtuar drejt Malit të Zi në muajin Janar, dhe nuk ka regjistruar hyrje dhe dalje të tjera në sistemin TIMS. Por prokuroria pretendon se një dëshmitar nga Shkodra ka deklaruar se është takuar me Markun për t’i dhënë makinën me qira.

Dyshimet e prokurorisë janë se Marku ia ka dhënë makinën nipit, pasi pas ka ndodhur vrasja e Billës, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hipur në makinën që u gjet e djegur në Pezë, pas vrasjes së Billës.

Prokuroria ka skeduar deri më tani tre persona të dyshuar, mes tyre edhe një tjetër person që e ka ndihmuar Markun të largohet me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ai ka pasur rolin e shoferit dhe pasi janë larguar drejt Pezës, ku dhe kanë djegur automjetin , janë larguar prej aty me një tjetër makinë.

Ky person është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LECCE-MILAN/ Brenda 1 minute shënohen 2 GOLA, ja rezultati (VIDEO)
Previous article DESTINACIONI I DITËS/ Velipoja, plazhi perfekt i Veriut dhe i preferuari për familjarët

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT