Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është plazhi i Velipojës.
Plazhi i Velipojës është kryefjala e pushimeve verore në veri të vendit që ndodhet 22 km nga qyteti i Shkodrës.
Velipoja është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Shqipëri. Ajo është njohur përdetin e pastër, rërën kurative, lagunën me një shumëllojshmëri gjallesash por edhe për mikpritjen karakteristike të banorëve vendas.
Plazhi i Velipojës ofron relaksin dhe argëtimin nën rrezet e diellit në këtë sezonon veror. Sportet dhe argëtimet në rërën janë aktivitete që i japin gjallëri këtij plazhi. Prej vitesh, Velipoja është kthyer në vendpushimin e shumë familjarëve që e konsiderojnë si perfektin per ta dhe fëmijët e tyre.
Një veçanti tjetër e Velipojës është parku i saj Kombëtar. Një hapësirë e gjelbërt dhe shlodhëse, që ofron një kontakt të drejtëpërdrejtë me natyrën. Nën hijen e pemëve të larta dhe të rrethuar nga një bimësi e shumëllojshme do të keni mundësi të vëzhgoni natyrën dhe bukurinë e saj.
Në këtë plazh keni mundësi të shumta argëtimi dhe zbavitje, keni mundësi të shijoni gatimet dhe të shijoni lindjen dhe perëndimin magjik të diellit. Një destinacion që nuk duhet humbur këtë verë. /Rrethn e Rrotull Shqipërisë





