• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA INSPEKTON AKSIN ELBASAN-BANJË/ Për herë të parë asfalti është prodhuar me pluhur gome
Home
Politikë

RAMA INSPEKTON AKSIN ELBASAN-BANJË/ Për herë të parë asfalti është prodhuar me pluhur gome

22 June, 2020 F.autor Politikë

Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë, segment tashmë i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët që do e kenë më të lehtë të lidhen me këtë zonë.

Në inspektimin e kësaj rruge kanë qenë kryeministri Edi Ram dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, një investim i qeverisë ku u bë i mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore.

E veçanta e kësaj rruge është se për herë të parë në shtrimin e saj pra në shtresën asfaltike është përdorur pluhur gome që vjen nga riciklimi i gomave të përdorura si Teknologji e Gjelbër dhe në harmoni me mbrojtjen e mjedisit.

Kryeministri Rama tha se rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet.

Dhe për ministren Balluku “kjo rrugë është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e agrikulturës por dhe turizmin agrikuturor. Është përdorur një teknologji e gjelbër nga riciklimi i gomave që ka dhe një jetëgjatësi më të madhe”.

Balluku tha gjithashtu se në vjeshtë nis puna për aksin Orikum-Dukat, ku procedurat e koncesionarit janë drejt përfundimit dhe po merren pasat për shpronësimin që të fillohet me ngritjen e kantierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOLI/ Milani kalon në avantazh ndaj Lecces, ja kush shënon
Previous article "PO PREKEN TË RINJTË..."/ Silva Bino: Jetojmë në një kohë tjetër, kjo është sjellja që duhet të ndiqni gjatë verës

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT