• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO PREKEN TË RINJTË…”/ Silva Bino: Jetojmë në një kohë tjetër, kjo është sjellja që duhet të ndiqni gjatë verës
Home
Sociale

“PO PREKEN TË RINJTË…”/ Silva Bino: Jetojmë në një kohë tjetër, kjo është sjellja që duhet të ndiqni gjatë verës

22 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Me lehtësimin e masave kufizuese të marra për menaxhimin e krizës së koronavirusit, po rritet në mënyrë të ndjeshme edhe numri i personave të infektuar. Po ashtu, është rritur edhe numri i personave të shtruar tek Infektivi.

Për të folur më tepër rreth gjendjes aktuale në vend, e pranishme virtualisht në “Mbrëmja në Abc” ishte Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Tashmë që numri i të infektuarve është rritur sërish, e pyetur se si duhet të sillemi pranë dikujt që ka shenja të Covid-19, Bino u shpreh se kujdesin duhet ta tregojë personi që i ka simptomat.

“Çdo person që paraqet shenja klinike te ngjashme,duhet të vetizolohet, të marrë masa, të mos shkojë në punë e më pas të kërkojnë ndihmë shëndetësore, kryesisht te mjeku i familjes,” u shpreh Bino.

Ndërsa, sa i përket parashikimeve për rritje të numrit të rasteve me lehtësimin e masave, Bino u shpreh se një ndikim kanë pasur edhe grumbullimet që u bënë në vend, në një kohë kur virusi nuk ishte larguar ende.

Silva Bino: “Natyrisht nuk është një gjë e pritshme, por mund të presësh që të kesh një farë rritje te rasteve si pasojë e hapjes. Ne nuk patëm një hapje të thjeshtë.

Pati grumbullime masive dhe mosrespektim të rregullave, virusi nuk ishte zhdukur. Po të shohësh grafikun, ne javët e para të majit, kemi dite që nuk kemi persona me shenja klinike, që është shumë e rëndësishme, për përhapjen..sëmundja ka qene nën kontroll, por nuk zhduket..”

Sa i përket rasteve mes mjekëve, Bino u shpreh se nuk ka asnjë mungesë të pajisjeve mbrojtëse, por një ndikim të madh mënyra e sjelljes. Ajo shtoi se ekziston një lloj neglizhence, por mund të ndodhë edhe në mënyrë aksidentale infektimi.

Sa i përket sezonit veror që tashmë ka filluar, Silva Bino u shpreh se kjo nuk është koha kur duhen shkurtuar distancat.

Silva Bino: Vera nuk është një rast i mirë për të ruajtur distancat. Dimri i shkurton distancat. Mund ta pish gotën e verës dhe ta ruash distancë. Jetojmë në një kohë tjetër. Na duhet qendrueshmëri.

Ndërsa, këshillat që jep shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP janë këto:

“Përqafimet nuk duhet të ndodhin. Kur prekim sipërfaqe, dezinfektantët duhet t’i kemi me vete. Maska duhet të vendoset vazhdimisht. Këto janë elemente tepër të rëndësishme. Edhe vetë si njerëz duhet të jemi të përgjegjshëm.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA INSPEKTON AKSIN ELBASAN-BANJË/ Për herë të parë asfalti është prodhuar me pluhur gome
Previous article MBLEDHJA E PE PËR SHQIPËRINË/ LSI reagon me Floida Kërpaçin: Teksa i dëgjoja që flisnin për ne...

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT