• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEW YORK TIMES: Duke shtyrë përpara marrëveshjen Kosovë-Serbi, SHBA i ka “nxehur” aleatët
Home
Rajon

NEW YORK TIMES: Duke shtyrë përpara marrëveshjen Kosovë-Serbi, SHBA i ka “nxehur” aleatët

21 June, 2020 F.autor Rajon

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, në një artikull dedikuar ftesës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës që delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, shkruan se kjo lëvizje i ka “turbulluar” raportet e SHBA-së me aleatët evropianë. Në shkrimin e Patrick Kingsley-t dhe Kenneth P. Vogel-it thuhet se gjithçka ka nisur pas emërimit të Richard Grenellit emisar special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Qasja e Grenellit ndaj aleatëve evropianë, sipas “NYT”, është pritur keq nga evropianët që e akuzojnë atë për injorim e nënçmim të demokracisë në Kosovë dhe për mbylljen e syve për autoritarizmin në Serbi. “Dyshoj se në këtë mënyrë mund të zgjidhet një situatë si Kosova, me mënyrën si po përpiqet Grenelli”, ka thënë Wolfgang Petritsch, ish i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Emërimi i tij ka qenë shumë i dëmshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Me Grenellin ka pasur veç konfuzion”, ka shtuar ai. Në artikullin e “NYT”, të publikuar të shtunën, jepen detaje se si Grenelli akoma shpreson për një fitore diplomatike në Ballkan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Ky medium e cilëson befasuese ftesën për takim të Kosovës dhe Serbisë për 27 qershor.Përkrahës të idesë së Grenellit kanë thënë se para se  ai të përfshihej në dialog, negociatat nuk ishin askund. Kritikët kanë shprehur shqetësime se një vizitë në SHBA është shpërblim për njerëzit që nëpër vendet e tyre janë kritikuar për minim të demokracisë.

“NYT” shkruan se të gjitha administratat amerikane, si ato të demokratëve, por edhe ato të republikanëve, deri tash ishin garantuese të sigurisë në Kosovë, duke bashkëpunuar me evropianët, “por në administratën e Trumpit, bashkëpunimi me partnerët evropianë është zhdukur. Takimi i javës së ardhshme është caktuar pa konsulta me BE-në”. Grenelli është përpjekur të zgjidhë çështjen duke rritur presionin mbi Kosovën, shkruan “NYTimes”. “Kemi harruar kush është klienti ynë”, ka thënë David L. Phillips, ekspert i Ballkanit dhe këshilltar i Departamentit të Shtetit gjatë luftës në Kosovë. “S’është Serbia, por Kosova, shteti të cilin e kemi ndihmuar të formohet, i kemi shërbyer e mbrojtur”, ka theksuar ai.

Administrata e Trumpit shpreson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të fitojë zgjedhjet e nesërme dhe se kjo do t’i japë atij “hapësirë për t’i adresuar tensionet me Kosovën”. “Zgjedhjet s’janë garë, kjo dihet. Pas zgjedhjeve ka pritje se do të jetë momentumi. Por, momentum për çka? Askush nuk e di”, ka thënë Marko Savkoviq, drejtor i programit për Forumin e Sigurisë në Beograd, konferencë e përvitshme politike në Serbi.

Sipas “NYT”, presioni i Amerikës është vënë mbi Kosovën, jo Serbinë, duke përmendur kërkesën për heqjen e tarifave dhe kërcënimet me ndërprerjen e ndihmës së Amerikës për Kosovën. Në mars, SHBA-ja ngriu 50 milionë dollarë në formë ndihme për Kosovën. Në të njëjtën javë ishte sugjeruar edhe tërheqja e trupave amerikane nga Kosova. Intervenimet kishin nxitur tensione mes presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Albin Kurti. “Kosova s’ka parë kurrë një diplomat si Grenelli”, ka thënë Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.

“Stili i Grenellit vjen më shumë si ngacmim, se sa si negocim”, ka shtuar ajo. Në anën tjetër, në Serbi, ftesa për Vuçiqin shihet “si përkrahje për metodat e tij autokratike”. Kështu mendon edhe Dragan Gjilas, lideri opozitar në Serbi. Për shumë vjet, Amerika ka refuzuar rivizatimin e kufijve në vija etnike, por më 2018, kursi i Departamentit të Shtetit ndryshoi, pas asaj që një ish-zyrtar i SHBA-së ka thënë se ishte vendim i brendshëm për të qenë më të sigurt në vendet si Ballkani, për të shmangur humbjen e ndikimit ndaj fuqive rivale si Rusia e Kina. Ndryshimi i kishte shqetësuar disa qeveri evropiane, por ishte bërë në koordinim me zyrtarë të BE-së që negocionin ndërmjetësimin atë kohë, sipas “NYT”.

“NYT” shkruan edhe për marrëveshjet për linjat ajrore e hekurudhore midis Kosovës e Serbisë, të cilat u nënshkruan me ndërmjetësimin e Grenellit. Në shkrim theksohet se palët kanë nënshkruar dokumente të ndara me fjalë ndryshe. Disa nga përkrahësit e Grenellit kanë thënë se Thaçi e Vuçiqi po dialogojnë fshehtas për një marrëveshje paqeje, duke lavdëruar përpjekjet amerikane. “Prapa skenave, ata kanë arritur mirëkuptim për disa kushte të një traktati të ardhshëm, përfshirë idenë e rregullimit të kufijve të Kosovës, sipas katër ish-zyrtarëve amerikanë që kanë cituar njerëzit e përfshirë në negociata”, shkruan “NYT”.

Gazeta shkruan se bisedimet mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë ngecën kur në pushtet erdhi Albin Kurti, i cili tha se e drejta për udhëheqjen e dialogur i takon atij dhe jo presidentit Thaçi. Një nga këta katër ish-zyrtarë, James R.Hooper, ka thënë se Grenelli kishte dalë kundër Kurtit nga frika se ai mund ta nxirrte nga binarët momentumin e krijuar nga Thaçi e Vuçiqi. Eksperti i çështjeve të Ballkanit ka thënë se Grenelli e kishte kuptuar se “kjo dritare po mbyllej dhe ai dëshironte ta përfundonte, të ratifikohej dhe ajo të implementohej”. Tani të gjithë mohojnë se po diskutohet për shkëmbim territoresh, ndërsa Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SERBI/ Konservatorët në pushtet pritet të fitojnë lehtë
Previous article NDAHEN LEJET E LEGALIZIMIT/ Lame në Gjirokastër: Procesi duhet të përshpejtohet

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT