Një 52 vjeçar nga komuna e Rahovecit ka humbur jetën, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Ai ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Klinikën Infektive të Qendrës Universitare të Kosovës.
E.K është viktima e 36 nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në mbi 2000.


