• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA “ORIENTON” DEMOKRATËT PËR EMRAT/ Merr në takime të projektuarit për deputetë. Nga Tabaku, Balliu e Guma e deri te Bogdani
Home
Politikë

BASHA “ORIENTON” DEMOKRATËT PËR EMRAT/ Merr në takime të projektuarit për deputetë. Nga Tabaku, Balliu e Guma e deri te Bogdani

21 June, 2020 s.autor Politikë

Partia Demokratike duket se ka ndezur motorët për zgjedhje .

Më 7 qershor kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryesinë e partisë , ku propozoi nisjen e procesit të përzgjedhjes , konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore .

Më konkretisht zoti Basha kërkoi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie . Udhëzimi që do t’i kërkojë anëtarësisë së PD të zgjedhë përmes parimit një anëtar një votë deputetët e saj për Parlamentin e ardhshëm është gati dhe po konsultohet me forca partnere që zhvillojnë këtë proces në vendet e tyre . Sipas informacioneve , mësohet se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave pritet të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në 15 shtator .

Por pavarësisht se ia ka lënë anëtarësisë përgjegjësinë e propozimeve dhe vendimmarrjes , ditët e fundit në takimet që ka zhvilluar me qytetarë , biznese dhe fermerë , vetë kreu i demokratëve ka qenë i shoqëruar nga disa prej ish deputetëve të tij që pritet t’i nënshtrohen testit të anëtarësisë në muajt në vazhdim . Kështu , në takimet e zhvilluara në Tiranë , Basha është shfaqur në krah të ish – deputetëve , Halim Kosova , Jorida Tabaku , Gert Bogdani , Grida Duma , Klevis Balliu . Ndërkaq në Vlorë kryedemokrati u shfaq në krah të ish kandidatit për kryetar bashkie , Genc Deromemaj , ndërsa në Elbasan në krah të ish – deputetëve Luçiano Boci dhe Endri Hasa . Ndërkohë që takimet në rrethe do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme . Pra , kjo tregon që paralelisht me përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin vendor dhe për deputetët , Basha ka nisur edhe “ fushatën ” elektorale , duke kthyer pas vetës disa prej ish – deputetëve .

Nga ana tjetër në lidhje me zhvillimet në kampin blu dhe strategjisë së përzgjedhjes së kandidatëve , dje ka folur edhe nënkryetari i Partisë Demokratike , Edi Paloka . Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat , theksoi se ky vendim i PD i hap rrugë anëtarësisë që të zgjedhin atë kandidat që duan për t’i përfaqësuar ata si në nivel deputeti ashtu edhe në nivel vendor .

” Sistemi ynë synon t’i japë mundësi anëtarëve të PD , demokratëve që të zgjedhin ata , se kë duan që t’i përfaqësojë , qoftë në Parlamentin e ardhshëm , qoftë në pushtetin lokal . Kjo për mua është zgjidhja e vetme , për problemin që është krijuar me listat e hapura ” , deklaroi Paloka .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES DOGANIERËVE NË SARANDË/ 34-vjeçari godet fizikisht kolegun, arresohet nga policia
Previous article ATENTATI ME BRESHËRI PLUMBASH/ Kush është 48-vjeçari që iu dogj 3 herë lokali, problemet me dy ish-gratë dhe dënimi i vëllezërve për drogë

s.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT