Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që autoritetet të vendosin që mbajtja e maskës të bëhët e detyrueshme në ambiente publike.
Instituti Kombëtar i Shëndetit deklaron se situata epidemiologjike po rëndohet, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur atë nën kontroll dhe se respektimi i masës për mjetet mbrojtëse është obligim për të gjithë.
Sipas Institutit, grumbullimet kryesisht e të rinjve dhe njerëzve të moshave të ndjeshme dhe me sëmundje kronike, po degradojnë situatën.
Para disa ditësh kryeministri Hoti, teksa e përshkroi gjendjen si alarmante, paralajmëroi një rikthimin të mundshëm të ziolimit dhe bllokimit nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet.
Në kushtet kur nuk ka ende një terapi të sigurt për vaksinën, e vetmja mundësi e parandalimit të Covid është që qytetarët të respektojnë rekomandimet e Institucionit shëndetësor.
Nuk është bërë ende e ditur nëse masa për mbajtjen e maskës do të shoqërohet me masa të tjera për të pabindurit , edhe pse shkelja e këtij rregulli nga kushdo do të konsiderohet rrezikimi i shëndetit dhe jetës së të tjerëve


