• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PESË JAVËT E MIA ME KORONAVIRUS”/ 50-vjeçarja tregon luftën me sëmundjen: Në fillim, s’kam pasur asnjë simptomë…
Home
Sociale

“PESË JAVËT E MIA ME KORONAVIRUS”/ 50-vjeçarja tregon luftën me sëmundjen: Në fillim, s’kam pasur asnjë simptomë…

20 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nje grua, 50 vjecare, e prekur nga koronavirusi tregon se iu deshen 5 jave deri sa tamponi i fundit te dilte negativ.

Mexhide K. (50) nga Prishtina e kaloi sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, pothuajse pa simptome.

Ajo u infektua me koronavirus më 9 maj dhe ka qenë me të pesë javë, deri kur doli negative në testin e fundit. Shumicën e asaj kohe, ajo e ka kaluar në shtëpi dhe kryesisht ka qenë në gjendje të mirë.

“(Në fillim) Nuk kam pasur asnjë simptomë. Megjithëse u shtrova në Klinikën Infektive, por që nuk merrja terapi, pos paracetamollit dhe vitaminën C, që e pija në mbrëmje. Mjekët ma monitoronin gjendjen. Por, meqë isha mirë, më lëshuan në shtëpi pas një jave, duke më dërguar me autoambulancë deri në lagje’’, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

Mexhidja është infermiere e një spitali privat në Prishtinë. Virusin e ka marrë nga një kolege e saj e cila punonte me të në të njëjtin spital.

Ajo tregon se pasi kolegia e saj doli pozitiv me Covid-19, i cili stafi i spitalit u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ajo shton se u shtri në Klinikën Infektive për ta ruajtur familjen e saj, ndonëse me ta kishte pasur kontakte gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pas lëshimit nga Klinika Infektive, institucionet përkatëse monitoruan gjendjen e Mexhides përmes telefonit.

“Kam pasur telefonata edhe nga Instituti Kombëtar, por edhe nga Komuna e Prishtinës. Nga Instituti janë kujdesur për gjendjen shëndetësore, nëse ndihesha mirë, derisa nga Komuna kam marrë pako me ndihma ushqimore dhe higjienike”, tha ajo.

Ndërkohë ajo shton se të vetmin simptomë e ka pasur humbjen e shijes, e që ka zgjatur vetëm një ditë.

“Një ditë kur fillova të ha drekë, më humbi shija, nuk e shijoja ushqimin. Më erdhi një ndjenjë e keqe, por qe kjo kaloi shumë shpejtë. Do të thotë, unë e kam kaluar gjithë sëmundjen Covid-19, me gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se e dija që isha e infektuar”, tha ajo.

Mexhidja jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Ndonëse ka pasur kontakt me ta brenda mureve të shtëpisë, asnjëri nga anëtarët e saj të familjes, pas testimeve, nuk rezultoi pozitiv.

Ajo thotë se familjarët kanë jetuar normalisht, pa ndonjë kufizim, meqë vetë mjekët brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u kanë thënë që të bëjnë një gjë të tillë.

“As fëmijët e mi e as bashkëshorti nuk janë infektuar. Pas meje, edhe atyre ju ka bërë testin Instituti Kombëtar, por që rezultuan negativë. Pasi unë isha në spital e shtrirë, familjarët ishin negativë, dhe ishin të lirë të dalin dhe të jetojnë normalisht. Pra, ata nuk kanë pasur asnjë pengesë”, tregon ajo.

Megjithëkëtë, Mexhidja thotë se ato pesë javë sa ka qenë pozitiv me Covid-19, i ka menaxhuar mirë. Ajo përcjell porosinë te personat që mund të rezultojnë pozitivë, e që nuk kanë probleme shëndetësore ose janë simptomatikë, që të mos bëjnë panik, pasi sipas saj, sëmundja kalohet edhe më lehtë me qetësi.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, e deri më sot, janë regjistruar 1,998 raste me Covid-19. Prej tyre, 980 persona janë shëruar dhe 34 pacientë kanë vdekur.

Ndër simptomat kryesore të sëmundjes Covid-19 janë: temperatura e lartë, ethet, kollitja, teshtima, probleme me frymëmarrje, lodhja, dhimbje e muskujve dhe kyçeve, kokëdhimbja, humbja e shijes dhe nuhatjes, vjellja dhe diarreja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e maskave në fytyrë dhe mbajta e distancës fizike prej 2 metrash janë ndër masat kryesore që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit të ri. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME FOTOT E FUNDIT/ Elvana Gjata solli modelin më ‘in’ të flokëve për verën 2020
Previous article MEDIAT PRANË BERISHËS DHE METËS SJELLIN DEKLARATË TË RE/ Tani na del se Rama paska bërë plane me Bolton për ndarjen e Kosovës, jo me Trump-in

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT