• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNDETI I KOCKAVE TEK GRATË/ Shkaktari i fshetë që i dëmton
Home
Shëndet

SHËNDETI I KOCKAVE TEK GRATË/ Shkaktari i fshetë që i dëmton

19 June, 2020 s.autor Shëndet

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dhimbja është kronike dhe e vazhdueshme.

Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të flasim pikërisht për këtë problem.

Nëse keni të afërm që ankohen gjatë gjithë kohës për dhimbjen e kockave apo vetë ju vuani nga ky problem lexoni me kujdes një nga shkaktarët kryesor të këtij problemi.

Cilët preken më shumë
Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të artritit.

Kjo i bën gratë numrin më të madh të personave të prekur nga këto probleme.

Sipas ekspertëve tek gratë shëndeti i kockave mund të jetë shumë delikat për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Bufalos në Nju Jork të cilëve iu referohet AgroWeb.org, hodhën dritë mbi këtë çështje në studimin ku morën pjesë 11,084 persona.

Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra mbi moshën 50 vjeç apo në periudhën e menopauzës.

Në këtë studim u vëzhguan disa pjesë të përditshmërisë së tyre dhe se si ajo ndikon në shëndetin e kockave.

Të dhënat e mbledhura treguan se gjumi ishte faktori kyç që ndihmon ose jo kockat.

Krahasuar me gratë që flenë më shumë se 5 orë gjumë çdo natë, ato që flenë më pak kanë tendencën të kenë më shumë mundësi të preken nga osteoporoza.

Tek grupi i grave që flinin më pak se pesë orë në natë, u pa se mosha e kockave të tyre ishte të paktën një vit më e vjetër se e pjesëmarrësve të tjerë.

Ku godet dhimbja
Ndër kockat që preken dhe dobësohen më shpejt janë ato të qafës, kyçeve dhe shtyllës kurrizore.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme mesi, qafe, ndryshime në strukturën e trupit apo vështirësi në lëvizje.

Çfarë të bëni
Mjekët këshillojnë të filloni me diçka kaq të thjeshtë sa gjumi.

Mjafton të flini mbi 5 orë apo 7 orë gjumë të qetë çdo natë dhe do të siguroni një shëndet të mirë për kockat dhe të gjithë organizmin./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SERBI/ Cakaj thirrje shqiptarëve: Mbështesni listën e Luginës së Bashkuar, vetëdija kombëtare mbi...
Previous article TIRANA FITON PA VUAJTJE NDAJ VLLAZNISË/ Partizani ndez "shpresat" për Europën

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT