• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse nuk rinegociohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse nuk rinegociohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik!

18 June, 2020 Redaktor1 OP-ED

Fanfarat e fitores ranë më 5 qershor, kur në çatinë e politikës shqiptare, doli tymi i bardhë i arritjes së marrëveshjes për reformën elektorale në Këshillin Politik. Opozita thirri “fitore”, si çdoherë që përfundon një “deal” me mazhorancën, apo një ballafaqim elektoral me të. PS nuk gëzoi e as nuk u pezmatua, pasi ishte koshiente se ajo nuk ishte më e mira që duhej për vendin, por e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 2021, për të mos përsëritur bojkotin e saj të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Pasi kaluan disa ditë, opozita jashtëparlamentare i harroi thirrjet “fitore, fitore” e nisi të kompleksohet nga akuzat e kritikëve brenda rrethit të saj dhe të bëhet pishman për çka kishte firmosur. Ndaj paraqiti një propozim të ri, i cili në thelb nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e padobishme për rinegociimin e marrëveshjes së arritur edhe me ndihmën e pakursyer të SHBA, BE dhe OSBE/ODIHR.

Marrëveshja e 5 qershorit synon depolitizimin e administratës zgjedhore si synim kryesor për reformën. Ajo ofroi kompromisin për ta mbajtur administratën zgjedhore politike për dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe për ta zëvendësuar atë pas vitit 2023 me administratën e depolitizuar. Ndërkohë që KQZ do të formatohej që në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 2021, sipas modelit të institucionit të depolitizuar nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Liderët e opozitës së rrugës e përshëndetën këtë hap, si një nga arritjet më të mëdha të kësaj marrëveshje sëbashku me identifikimin biometrik të votuesve. Ky qëndrim fillestar, e bën edhe më të pajustifikueshëm kërkesën e re të përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Këshillit Politik, për tu rikthyer tek mekanizimi politik i formimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Opozita mori nga negociatat, pozicionin e nënkomisionerit të KQZ, si një pozicion i përkohshëm, me detyra dhe status të posaçëm. Nga ana tjetër ajo përfiton edhe aksesin e privilegjuar në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve drejtuese. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidaturat dhe afati i mandatit të tyre janë thelbësore për depolitizimin e KQZ. Kriteret janë të tilla që asnjë militant partiak nuk i përmbush ato. Duke garantuar besueshmëri që institucioni do jetë i depolitizuar dhe i pavarur.

Propozimi i ri i opozitës së rrugës nuk e sheh strukturën e KQZ si organ të pavarur, por si forum, ku ajo merr pjesë me anëtarë të zgjedhur prej saj. Nëse do ishte për këtë propozim, nuk kishte pse të beheshin kaq vite negociata në Këshillin Politik, sepse një model të tillë ne e kemi tek KQZ aktuale. Për shkak të këtij modeli, opozita ka 4 vjet që nuk dërgon anëtarët që i takojnë në KQZ. E ishte ky edhe shaku se përse u tha se kërkojnë që të bëhen pjesë e kësaj reforme që do të sillte depolitizimin e institucionit.

Në këto kushte, rinegocimi i marrëveshjes së 5 qershor që po kërkohet nga përfaqësuesit e PD dhe të LSI në Këshillin Politik, nuk është gjë tjetër veçse një prishje e saj. I cili në fund të fundit çon tek administrimi i zgjedhjeve nga politika, jo vetëm në dy zgjedhjet e ardhshme, por në mënyrë permanente.

“Mos na tundoni se për atë Zot ajo marrëveshje sigurisht ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por ai është një kthim i madh pas i vetëdijshëm që kemi bërë të gjithë ne që jemi në këtë krah, dhe e kemi bërë në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet prapë muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshje nga grisja e saj, dhe këtë fije peri duhet ta ruaj mirë Lulzim Basha dhe Peço Vasili me të gjithë ata të tjerët, se nuk ua kemi për borxh të  na sulmojnë çdo ditë…”- tha Edi Rama të enjten e kësaj jave, në Parlament.

Të rinegociosh marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale në Shqipëri, është si ta rishkruash atë nga e para. Çka përveçse aspak serioze përpara SHBA dhe BE, nuk është më as në tagrin e vetë përfaqësuesve politikës të tryezës së Këshillit Politik.

Me anë të kësaj loje dhe të këtyre manovrave, opozita e rrugës përveçse synon bllokimin e reformës, kërkon që përmes artificeve të ketë nesër alibi për humbjen në zgjedhjet e 2021. Ndaj, sa më parë që ajo të shkojë për miratim në Parlament, aq më mirë do të jetë për opozitën e rrugës. Anipse, atje opozita parlamentare është në të drejtën e vet që të kërkojë të bëjë, edhe amendimet e saj. Sepse në fund të fundit opozita e rrugës, ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër që politika shqiptare, të jetë tripolare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTIMI I RASTEVE TË COVID-19/ Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Dyshoj se një marrëveshje e mirë arrihet pa BE-në

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT