• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE TË COVID-19/ Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit
Home
Sociale

SHTIMI I RASTEVE TË COVID-19/ Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit

18 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se rritja e numrit të personave të infektuar nga COVID ishte e pritshme, pas hapjes së vendit. Duke përjashtuar mundësinë e mbylljes, Brataj tha se një mbyllje do të ndodhte vetëm nëse do të kishte një tejkalim të numrit të personave të shtruar në spital, gjë që sipas tij nuk kishte shanse të ndodhte.

Megjithatë, mjeku u shpreh se se këto raste që shohim sot janë projeksion i hapjeve të majit, ndërkohë që shifrat e hapjes së qershorit do t’i shohim në fillim të Korrikut.

“Ka një shqetësimm frikë dhe ankth, sepse numrat flasin. Nuk është një gjë që nuk prisnim, është fiziologjike kjo që po ndodh. Hapja dhe mosrespektimi i rregullave. Është lirimi i masave dhe mosrespektimi i rregullave që po ndikon në përhapjen e virusit”, tha Brataj.

Fevziu: Ndërkohë që vatra kryesore është QSUT, ku qytetarët janë infektuar.

Brataj: Janë disa raste që ka ndodhur, QSUT qëndroi për një kohë të gjatë e mbyllur.

Fevziu: Ju kërkoni masat nga qytetarët dhe nuk respektohen nga QSUT.

Brataj: Virusi vërtet u izolua, por nuk ka ikur, është akoma aty. Niveli i infektimit të virusit nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar forma e shfaqjes. Nuk mund të themi që ka ulur virulencën. Ka shenja më agresive, përhapje të njëjtë dhe një numër më të vogël të pacientëve që shkojnë në spital.

Fevziu: Po kalohet në një formë më të lehtë, përse duhet të kemi alarm?

Brataj: Jo në një formë më të lehtë, ka shumë pacientë që po qëndrojnë në shtëpi.  Nuk është se ka studime, ka mbaruar epidemia dhe të themi me siguri, 1, 2 apo 3 gjëra. Ne vazhdojmë të kemi ato hijet mbi virusin.  Duhet të bashkëjetojmë, por të bashkëjetojmë do të thotë të respketojmë rregulla.

Fevziu: A mund të shkojmë përmes krijimit të një imuniteti, meqë përqindja e atyre që shkojnë në spital apo terapi intensive është shumë më e vogël?

Brataj: Kjo që ne shohim sot është si rezultat i lirimit të masave të majit. Ndërsa lirimin e masave të 4 qershorit do ta shohim në fillim të korrikut./Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Këto janë 5 fluturimet që kryen nesër nga Rinasi dhe anasjelltas
Previous article ALFRED PEZA/ Pse nuk rinegociohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik!

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj... Aktualitet

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT