• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMINALITETI/ Rama: Ministri nuk është as hetues, as prokuror. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional
Home
Politikë

KRIMINALITETI/ Rama: Ministri nuk është as hetues, as prokuror. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional

18 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ia ka dalë në mbrojtje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas deklaratave të opozitës parlamentare për kriminalitetin në vend. Rama tha se nuk ka asnjë vend demokratik që ka zëruar vrasjet, trafiqet, kriminelët apo policët e korruptuar. Ai theksoi se ministri nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

“Zerimi i vëllavrasjes është një përrallë pa mbret sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zëruar vrasjet. Nuk ka asnjë vend demokrati, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar. Nuk i kanë zëruar. Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin. Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes.

Duhet ta lexoni raport-progresin BE, KE janë monitor të pakorruptueshëm të gjitha proceseve dhe nëse shihni se çfarë thonë për luftën kundër krimit në Shqipëri do shihni ndryshimin e madh me së sotmes dhe të djeshmes.

Nga ana tjetër sot jo dje, sot po ndodh ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme. Po ndodh një proces reformimi rrënjësor në sistemin e drejtësisë, një procesi ndërlikuar, i gjatë dhe me defektet e veta dhe po ndodh ndjekja këmba-këmbës e aseteve kriminale. Ju flisni këtu për shoferë, për njerëz me kapele, pa kapele, për njërin që doli tek kthesa, ndërkohë që ne jemi parlamenti i Shqipërisë. Këtu nuk flitet kështu. Sigurisht që është folur kështu dhe flitet por nuk duhet të flitet kështu. Kjo që tha ministri ndodh sot. Doni nuk doni ju, ministri i Brendshëm nuk është as hetues, as prokuror, as njeriu që mbledh kamerat e ti tregojë Policisë së Shtetit si shihen kamerat. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se policia sot nuk mund të krahasohet me policinë dje dhe se është institucioni më i besueshëm për qytetarët shqiptarë.

“Ju nuk mund të flisni policët kështu, policët ashtu. Ju duhet t’i respektoni dhe ju duhet t’i nderoni sepse asnjë një, as dy, as 100, as 300, as 500, as 1000 që nuk janë mbase siç do dëshironit ju të ishin nuk e bëjnë dot rregullin dhe nuk e bëjnë dot argumentin që policët e shtetit se ata janë mijëra dhe janë njerëz që meritojnë respekt dhe policia e shtetit sot patjetër ka 1000 gjëra për të përmirësuar por nuk mund të krahasohet me policinë që ishte dje dhe çdo vit e më mirë.

Ka një fakt zoti Valteri, këtu në parlament është bërë nami për ta bërë baltë policinë e shtetit dhe çuditërisht populli shqiptar kur pyetet kush është institucioni më i besueshëm në Shqipëri, zgjedh policinë. Policia nuk bën lajm kur parandalon vrasje, lajmin e bën vrasja. Faktikisht sot jo zbulueshmëria, por kapja e autorëve të krimeve as nuk krahasohet me përpara”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË KAPUR AUTORËT, PO LEKËT?" Rama replika me deputetët në Kuvend për grabitjen në Rinas: Aty e keni mendjen, si opozita tek tenderat
Previous article VRASJA E MARVI MIHALIT PËR NJË KARIKUES/ Apeli merr vendim: 19 vjet burg për Dejvi Bitrajn, 12 vite për 3 të tjerë. Në kërkim vëllezërit Alla

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja Aktualitet

DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT