• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HUMBJE NËSE NUK ARRIHET…”/ Thaçi: Takimi i 27 qershorit në Uashington mundësi e artë
Home
Intervista

“HUMBJE NËSE NUK ARRIHET…”/ Thaçi: Takimi i 27 qershorit në Uashington mundësi e artë

17 June, 2020 F.autor Intervista, Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Uashington me udhëheqësit e Serbisë është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas kreut të shtetit të Kosovës, nëse nuk arrihet një marrëveshje, të dyja palët do të dalin të humbura.

“Është takim i një rëndësie të veçantë, po themi historike, sepse për herë të parë të dy vendet tona takohen, apo kanë pranuar që të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Është një interesim do të thotë i politikës më të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga vet presidenti Trump, dhe tash kemi një angazhim shumë aktiv, dinamik dhe shumë energjik. por me të vërtetë me vizion të ambasadorit Grenell. Pres që të kemi një vullnet të dyanshëm, të punojmë seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për të mirën e dy vendeve, popujve tanë. Është shumë me rëndësi që të dy vendet tona, edhe Kosova edhe Serbia, kanë treguar zotimin e vet, por edhe besimin që ky proces të jetë i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme dhe për të ardhmen e sigurt të të dyja vendeve në rrafshin edhe zhvillimor por edhe atë të vlerave euroatlantike. Nëse nuk arrihet marrëveshje me 27 qershor, Kosova e Serbia do të jenë humbëse. Nëse arrihet marrëveshje të dyja palët do të jenë fituese e me këtë fiton edhe vlera euro-atlantike dhe natyrisht përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregohet i saktë në vendosmërinë që të arrihet një marrëveshje në mes vendeve dhe popujve të armiqësuar tash e më tepër se një shekull dhe këtë mrekulli të marrëveshjes unë besoj që mund ta bëjnë aktualisht vetëm e vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidershipi i presidentit Trump dhe përkushtimi që po tregon ambasadori Grenell”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti Thaçi tha se nuk ka adresë më të besueshme për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara, ndërsa hodhi poshtë çdo mundësi që të bisedohet për prekje kufijsh.

“Shqetësim për takimin në Ëashington shprehin ata që nuk janë në rrjedha, ndonjë injorant dhe në anën tjetër ndonjë dashakeqës i procesit. Në fazën përfundimtare do të respektohet Kushtetuta e Kosovës, integriteti territorial i saj, sovraniteti i Kosovës pra nuk ka nevojë për asnjë shqetësim por i ftoj të gjithë që të mos krijojnë panik, konfuzion dhe të mos prezantojnë lajme të rrejshme.  As që ka kërkuar ndokush që çështje të tilla të hapen prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës as që do të lejohet të diskutohet nga pala kosovare. Natyrisht me njohjen reciproke do të ketë edhe demarkim të kufirit siç ka ndodhur i Kosovës edhe me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, sepse do të jemi dy vende të pavarura dhe sovrane në fqinjësi që duhet ta definojmë edhe çështjen e kufirit në kuptimin e ekspertëve teknik pas marrëveshjes”, u shpreh Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESOJ QË..."/ Erion Bogdani nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Partizanin
Previous article DO KETË QEVERISJE PS-PD? Spiropali: Hyjmë në zgjedhje për të fituar mandatin e tretë, votuesve u takon të vendosin

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT