• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO KETË QEVERISJE PS-PD? Spiropali: Hyjmë në zgjedhje për të fituar mandatin e tretë, votuesve u takon të vendosin
Home
Politikë

DO KETË QEVERISJE PS-PD? Spiropali: Hyjmë në zgjedhje për të fituar mandatin e tretë, votuesve u takon të vendosin

17 June, 2020 F.autor Politikë

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë e ftuar ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka folur per debatet me PD per KQZ por dhe ka shprehur habine qe opozita jashte parlamentare gjysmen e diskutimit ne Keshillin Politik e ze me bisede per tenderat.

Spiropali i ehste pergjigjur dhe pyetjes pert nje bashkepunim te mundshem qeverises PS-PD.

Denis Drynjaja: Duke shmangur detajet e imta teknike. A mund të më thoni cilat janë dallimet dhe pikat e përbashkëta me opozitën jashtë parlamentare përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Elisa Spiropali: Ne kemi një pikë të përbashkët si me opozitën jashtëparlamentare dhe opozitën parlamentare. Të paktën ne kemi menduar se jemi dakordsuar për parimin.

Parimi është i thjesht, interesi kombëtar integrimi europian. E gjithë përpjekja jonë për të gjetur fjalën edhe germën në marrëveshje për të gjetur Reformës Zgjedhore është patjetër për të përmirësuar standardin zgjedhor në Shqipëri, por edhe për t’i çelur rrugën negociatave të Shqipërisë, përderisa Reforma Zgjedhore është një nga kushtet.

Ne shpresojmë që këtë parim ta ruajmë deri në fund dhe ta ndajmë me opozitën, qoftë opozita në parlament, qoftë dhe me atë jashtë.

Përsa i përket çështjeve të tjera me opozitën jashtëparlamentare ne patëm dakordësuar për një marrëveshje, duke hequr dorë madje dhe nga depoletizimi i administrimit zgjedhor, për hir të kërkesës së opozitës jashtëparlamentare.

Por shohim që në çdo takim të Këshillit Politik na del një histori e re, e cila nuk ka fare lidhje me parimet dhe asesi nuk ka lidhje me marrëveshjen e mbërritur.

Përshembull përveç depoletizimit opozita jashtëparlamentare ka pretendime tani mbi komisionin qendror të zgjedhjeve. Praktikisht e ka ndryshuar mendjen mbi formulën e depoletizimit dhe një standardi më të lartë me tre komisione, me një mandat më të gjerë nëntë vjeçar për anëtarët e tij.

Pra rritjen e profesionalizmit të komisionit qendror të zgjedhjeve, duam të njëjtën komision zgjedhje politik siç e kemi.

Nuk kemi problem ne me këtë, nuk kemi pasur asnjëherë problem me komisionin qendror të zgjedhjeve, por ama donim që t’i jepnim shqiptarëve një standard më të mirë.

Ta thonë hapur që e duan KQZ aktuale siç është dhe të biem dakord. Një çështje tjetër të cilën nuk e kuptojnë dhe për të cilën nuk duhet të diskutojmë është çështja e tenderimit të të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Po, kemi rënë dakord mbi parimet por të them të drejtën është disi e turpshme, që ne në një diskurs të tillë të Këshillit Politik të diskutojmë për gjysmën e kohës për procedurat e tenderimit.

Denis Dyrnjaja: Mund të ketë një qeverisje PS-LSI ose PS-PD të koalicionit të gjerë në një situatë të përcaktuar, jo si zgjedhje e vullnetshme, por një zgjedhje të detyruar politike.

Elisa Spiropali: Ne do të hyjmë në zgjedhje të vendosur për të fituar mandatin e tretë, për të qeverisur Shqipërinë për të përfunduar reformat tona.

Ky është synimi ynë dhe po përgatitemi për këtë lloj beteje elektorale. Ne nuk bëjmë kompromis mbi parimet tona këtë e kemi dëshmuar dhe më pas rezultati elektoral ka lidhje me votuesit dhe vetëm atyre i takon të vendosin se cilës forcë politike do t’i japin besimin për të qeverisur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HUMBJE NËSE NUK ARRIHET..."/ Thaçi: Takimi i 27 qershorit në Uashington mundësi e artë
Previous article "SHEMBULLI I NJERIUT TË ZANATIT"/ Lulzim Meta nga Cërriku, një nga 5900 berberët e parukierët që përfituan tre paga lufte

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT