• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“GARANCIA SOVRANE”/ Denaj: Janë aprovuar 491 aplikime, ju krijoi mundësi bizneseve për të paguar pagat
Home
Ekonomi

“GARANCIA SOVRANE”/ Denaj: Janë aprovuar 491 aplikime, ju krijoi mundësi bizneseve për të paguar pagat

17 June, 2020 s.autor Ekonomi

734 biznese kanë aplikuar për një vlerë kreditimi në 7 miliardë e 945 milion për “Garancinë Sovrane 1” deri në datë 15 Qershor dhe janë aprovuar 491 aplikime. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të turit të saj të komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin u ndal në Laç, në një nga bizneset fason përfituese e “Garancisë Sovrane 1” për 1008 punonjës të saj.

“Kredia me interes zero për pagat ju krijoi mundësinë për likuiditet”, tha Denaj. Gjatë periudhës së pandemisë, kompania nuk largoi asnjë nga punonjësit e saj nga puna. “Kemi patur magazinat të ngarkuara me lëndë të parë dhe porosi nga klientët tanë të përhershëm dhe kemi punuar. Njëkohësisht kemi përfituar edhe nga garancia sovrane për pagat”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë. Ministrja Denaj gjatë bashkëbisedimit me të theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji që mund të sigurohet përmes garancisë sovrane 2. “Investimet në makineri rrisin produktivitetin, ju bëjnë më konkurrues, por ju rrisin edhe bazën e prodhimit. Kjo garanci e dytë e dhënë nga qeveria është një mundësi shumë e mirë“, u shpreh ministrja. Sipas ministres Denaj, këto produkte që tregojnë “Made in Albania”, prej vitesh kanë dilemën të qëndrojnë fason apo të prodhojnë.

“Është një moment i mirë që produkti ‘Made in Albania” në këto prodhime që industria fason sot po realizon në Shqipëri ta shikojë të lidhur me prodhimin”, shprehet Denaj Përfaqësuesi i këtij biznesi fason thotë se e ka nisur punën në vitin 2005. “E nisëm me prodhimin e 100 mijë palëve në vit, kemi shkuar në 2 milionë, por qëllimi ynë është që të rrisim kualitetin, që këpuca jonë të mos shitet 10 euro pala, por 40 euro e më shumë“, shpjegon ai. Sipas tij, i gjithë prodhimi është për eksport. “Kemi kërkesa nga klientë vendas, Kosova dhe Maqedoni, por tregu ynë kryesor është Gjermania. Kemi të gjitha çertifikimet”, theksoi ai. Ministrja Deanj thotë se prodhimi “Made in Albania” është i mundshëm ndërsa siguroi për mbështetjen nga ana e qeverisë. “Pse të mos kthejmë sytë nga Shqipëria për prodhimet “Made in Albania”. Kjo kërkon kurajo, kërkon dhe mbështetje dhe në aspektin e financës një mbështetje shumë e madhe është edhe garancia sovrane 2, sepse për shumë nga bizneset zgjerimi i pajisjeve apo lëndës së parë nuk mund të bëhet me mungesë likuiditeti. Ajo bëhet kur ke një ndihmë kapitale ose nga partnerë ose nga banka. Dhe banka në moment të tilla ka rrezikshmërinë e vet, ka mundësinë të tërhiqet, por nëse ka shtetin si garant, kredia mund të jepet ose me interes zero siç ndodhim me garancinë e parë apo me interes të reduktuar siç ndodhi me garancinë e dytë”, tha ministrja.

Shpresojmë, vijoi Denaj, të punësojmë sa më shumë shqiptarë, ku produkti “Made in Albania” jo vetëm të qepet por prodhohet, dizenjohet dhe vendoset në të gjithë hallkën e zinxhirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Administrata i kthehet punës nga shtëpia. Ja rregullorja që duhet ndjekur
Previous article KY PO QË DO JETË HIT/ Dafina Zeqiri bashkon forcat me Ledri Vulën këtë verë, dhe gjejeni pak me kë tjetër (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT