• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME AVION PËR NË TIRANË/ Si u bllokuan pasagjerët në Zyrih, mes tyre dhe i dërguari special i BE-së
Home
Sociale

ME AVION PËR NË TIRANË/ Si u bllokuan pasagjerët në Zyrih, mes tyre dhe i dërguari special i BE-së

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e qytetit zvicerian.

Mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizite zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë.

Kompanisë Edelweiss, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane, nuk i ishte dhënë asnjë leje, aq më tepër kur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë, thanë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane. Zëri Amerikës ju drejtua shoqërisë Edelweiss, për shpjegime përmes emailit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kishte marrë ende përgjigje. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIJET MË TË MIRA PËR DIABETIKËT/ Kështu ulet niveli i glukozës në gjak
Previous article DO TË KENI MUNDËSINË QË TË GUXONI NË DASHURI.../ Lexoni çfarë thonë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT