• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTENSIFIKON MASAT KUNDËR COVID-19/ Policia: Kontroll në çdo subjekt e institucion, kemi kontaktuar gjithë të infektuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

INTENSIFIKON MASAT KUNDËR COVID-19/ Policia: Kontroll në çdo subjekt e institucion, kemi kontaktuar gjithë të infektuarit

15 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka intensifikuar masat kundër koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Policia thekson se ka kontaktuar me të gjithë personat e infektuar, duke iu kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, uniformat blu vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës së bërë nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të pandemisë, si dhe nisur nga shtimi i rasteve të infektimit me COVID-19, pas heqjes së masave kufizuese, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dhënë porosi të gjitha shërbimeve policore në të gjithë vendin që të intensifikojnë masat për distancimin social, përdorimin e masave mbrojtëse dhe vetëkarantinimin e të infektuarve.

Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, krahas kontrollit të pandërprerë të personave të vetëkarantinuar, strukturat e Policisë vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njëkohësisht, ka vijuar kontrolli i pandërprerë për ndalimin e tentativave për transport publik, në shkelje të Aktit Normativ.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar me rigorozitet vetëkarantinimin, distancimin social, përdorimin e maskave dhe dorezave në ambiente publike apo njësi tregtare, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO KETË KARANTINË TË DYTË? Ja ç’paralajmëron ministrja Manastirliu: Po përgatisimin strukturën e re ‘Covid’ në QSUT
Previous article TREGON HISTORINË HORROR/ 23-vjeçarja nga Durrësi: Në shtëpinë e ish-bashkëshortit mbuloheshin me jorganë me njolla gjaku të vjehrrës së vrarë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT