• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO KETË KARANTINË TË DYTË? Ja ç’paralajmëron ministrja Manastirliu: Po përgatisimin strukturën e re ‘Covid’ në QSUT
Home
Sociale

A DO KETË KARANTINË TË DYTË? Ja ç’paralajmëron ministrja Manastirliu: Po përgatisimin strukturën e re ‘Covid’ në QSUT

15 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se nuk do të ketë kthim mbrapa edhe pse shifrat javën e fundit janë rritur frikshëm, por i ka bërë apel qytetarëve: “respektoni rregullat e vendosura”.

“Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim mbrapa por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca kanë vizituar Spitalin Universitar të Traumës ku kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian, duke theksuar se do të vijojë forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e luftës kundër COVID19.

“Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri. Ne jemi duke u përgatitur për forcimin e kapaciteteve. Siç bëmë me spitalin e ri karantinë, jemi duke përfunduar përshtatjen e një strukture tjetër brenda QSUT, po fuqizojmë kapacitetet për testimet ndërsa po forcojmë kapacitetet me aparatura mjekësore për të përballuar situatën. Ndaj edhe këto 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e Urgjencës Kombëtare dhe 15 respiratorë transporti, e një seri aparaturash jetëshpëtuese do të rrisin kapacitetet e reanimacioneve në spitalet tona”,u shpreh Manastirliu.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si ditën e parë të epidemisë.
“Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’I bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situatë”, tha ambasadori Soreca.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro, vjen mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare. Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Studiuesi:Pse vendosja e një karantine të dytë mund të jetë më e dëmshme se e para
Previous article INTENSIFIKON MASAT KUNDËR COVID-19/ Policia: Kontroll në çdo subjekt e institucion, kemi kontaktuar gjithë të infektuarit

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT