Ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj dhe ish-ministri Luan Rama, pavarësisht rivalitetit politik duket se i kanë ruajtur marrëdhëniet e mira me njëri tjetrin.
Lleshaj dhe Rama njihen shpejt, pasi të dy kanë mbaruar shkollën në të njëjtin institucion, në Kurbneshin e minatorëve në Mirditë, ën shkollën që mbante emrin e Heroinës së Popullit “Shkurte Cara”.
Festa e “Shna Ndout” i ka bërë bashkë edhe njëherë këta personazhe politikë, pasi janë rikthyer në zonën ku janë rriutr për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Dom Gjergj Meta.
Lleshaj dhe Rama janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ku duket se “armiqësia” politike është lënë mënjanë, për t’i lënë vend kujtimeve të të shkuarës, të shoqëruara dhe nga peisahi i mahnitshëm që ofron ajo zonë.