• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET EUGENA TOMINI/ Çfarë po ndodh me pandeminë në Shqipëri?
Home
Sociale

FLET EUGENA TOMINI/ Çfarë po ndodh me pandeminë në Shqipëri?

14 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një komunikim direkt me edicionin informativ në Tv Klan, shefja e epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini ka folur për situatën aktuale me Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur shifra të larta të të infektuarve.

Si shpjegohet kjo rritje e rasteve të të infektuarve dhe a ka lidhje me shtimin e testimeve?

Tomini: Kemi një trend në rritje gjatë këtyre ditëve dhe fakti tregon për ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave të kujdesit ndaj Covid. Lehtësimi i hapjes graduale duhej të kishte një përgjigje përkundrejt zbatimit të distancimit  fizik, mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtjes së etiketës respiratore dhe higjienës personale. Por në fakt është evidentuar e kundërta, e për rrjedhojë do të kemi më shumë kontakte, ekspozim më të gjatë, një trend më të lartë të pozitiviteti sepse dhe gjurmimi është më aktiv.

Sa është mundësia të rikthehemi në karantinë?

Tomini:Për t’ju thënë të vërtetë është më e rëndësishme zbatimi i disa masave që janë shumë të thjeshta për të ecur para, se sa për tu kthyer pas. Të gjitha e provuam karantinën, të gjithë patëm efektin e masave të izolimit të theksuar, por është shumë e rëndësishme nëse duam të ecim përpara të zbatojmë protokollet e sigurisë nga të gjitha subjektet, institucionet,   ndërgjegjësim më i madh tek e gjithë popullata për të mos u kthyer pas.

Sa mund të përballojë spitali infektiv? I vetmi për momentin që po trajton të prekurit nga Covid-19.

Tomini:Është e vërtetë që është vetëm spitali infektiv në dispozicion për situatë, por ka struktura mbështetëse. Aktualisht ka një kapacitet prej 120 shtretërish, ka oksigjenoterapi për çdo shtrat, ka reanimacion në gatishmëri. Sigurisht që strukturat mbështetëse, nëse do të kalojmë përtej pritshmërive apo kapaciteteve të spitalit infektiv, janë në situatë alerti për të përballuar situatën. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Punonjësit e "Rozafës": Jemi banorë të zonës, punojmë për bukën e gojës. Sulmi i montuar nga PD me akuza të turpshme
Previous article HABIT GAZETARI/ Deklaron live beqarinë e përjetshme: Nuk i jap llogari...

F.autor

Postime të ngjashme

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes" Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes"

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT