• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ I vdes gruaja, babai i kërkon falje, vajza nuk mban… (VIDEO)
Home
Sociale

HISTORIA/ I vdes gruaja, babai i kërkon falje, vajza nuk mban… (VIDEO)

14 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e trombozës. Ai mbeti i vetëm me 4 fëmijët dhe nuk ka qenë aspak e thjeshtë për t’i rritur ata.

Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.

Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot lotët.

Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.

Ardit Gjebrea: Mua më vinin lotët e tu deri këtu, të dëgjoja dhe e kisha të vështirë të vazhdoja të flisja me babain tënd, teksa dëgjoja këto lot që më prekën në shpirt. Por janë lot gëzimi, se të dëgjosh një baba që të flasë kështu për vajzën, një hallë që të është mirënjohëse deri në fund dhe ne që brenda 20-25 minutash u dashuruam me ty, Na vjen keq që do ikësh edhe ne. A mund ta mendosh edhe njëherë atë vajtjen në Itali?

Migela: Do rri dhe për pak kohë!

Ëngjëll: Jo të keqen babi, jo!

Ardit Gjebrea: Tani do ta nxjerrësh gocën nga shtëpi apo jo?

Ëngjëll: Unë edhe këtu në publik e thashë dhe në shtëpi e kam thënë, që ajo të shikoj jetën e saj, atëherë unë jam i lumtur.

Ardit Gjebrea: Migela çfarë do i thuash babit dhe hallës?

Migela: Ata të dy thanë që janë krenarë për mua, por unë nuk e di nëse kam mundur t’i bëj aq krenarë sa ata e meritojnë, sidomos babi. Ndoshta të dy nuk ia kemi shprehur kurrë njëri-tjetrit, se sa shumë e duam. Edhe kur ka qenë mami, babi priste të na zinte gjumi, të na puthte dhe të na shprehte dashurinë. Unë e kuptoja hilen dhe bëja sikur më zinte gjumi. Ai e di dhe unë e di që jemi pikat e dobëta të njëri-tjetrit, të gjithë na thoshin që ngjajmë shumë dhe ne ngjajmë shumë. E di që shpesh herë mund të kemi debatet tona, se nuk është e lehtë për asnjërin nga ne të dy, për më tepër për atë, por unë di të them që ai është gjithçka për mua. Kurse për sa i përket hallës, unë vërtet kam 3 halla, por duke qenë se halla është aty afër nesh dhe na është gjetur shumë pranë do ta falenderoj shumë dhe nuk e prisja sinqerisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë do bësh tani që do ikësh në Itali pa babin?

Migela: Do e marr!

Ardit Gjebrea: Do shkosh Ëngjëll?

Ëngjëll: Kështu si mysafir do shkoj, po ashtu jo./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK "PËRMBAHET"/ Futbollistja shqiptare poston foto "TOPLESS" nga plazhi
Previous article BASHËN E "ZË" NOSTALGJIA/ Shpërndan poezinë e Pandi Laços për Tiranën dikur: Më sjell emocione të forta

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT