• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHËN E “ZË” NOSTALGJIA/ Shpërndan poezinë e Pandi Laços për Tiranën dikur: Më sjell emocione të forta
Home
Politikë

BASHËN E “ZË” NOSTALGJIA/ Shpërndan poezinë e Pandi Laços për Tiranën dikur: Më sjell emocione të forta

14 June, 2020 F.autor Politikë

Kreu i Partisë Demikratike Lulzim Basha ka shpërndarë në profilin e tij në facebook poezinë e shkrimtarit dhe prezantuesit Pandi Laço.

Poezia titullohet “Mall bulevardi” dhe trajton me nostalgji kohët e rinisë në qytetin e Tiranës, kur Shqipëria ishte në komunizëm.

Basha thotë se kjo poezi i sjell emocione të forta, ndërsa falenderon edhe autorin e poezisë.

Statusi i Lulzim Bashës:

Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta…

Faleminderit Pandi

“Mall bulevardi”

“Ka qene dikur nje qytet…

Ne vend te zemres , “nje bulevard”

Nje bulevard ku mijera njerez…

Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur

Qindra mbaj mend, pak kam harruar

Valle sa prej tyre shperndare ne bote

“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike

“Sahati” e kishte si kolone zanore

Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte

Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin

Qe ta mbledh veten me nje konjak

Nje xhiro qejfi ne rimorkio

Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge

Qe e pushtoj tek luaj “botash”

Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni

Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte

Ai i qete e une “gjaknxehte”,

Une per “Beatles”, ai per “Stones”

Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall

Vec nje makine, kalonte rralle…

Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa

“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren

Qe gjithmone vonohet, po prape e pres

Te kap nje vend qe nga dritarja

Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

“Me ka marre malli” per te dielen

Qe radioposta te me zgjoje

Nje film shqiptar , plot me batuta

“Pune e komisarit , ishte loje!”

Te pres me ankth, “me ka marre malli”

Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu

S’ka gje po humbem kampionatin…

Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater

Per dy bileta gjetur me mik

Per nje artist qe nuk jeton me

Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh

Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja

Edhe kur mbesja per nje dore kripe

Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…

Qe shpesh na ngecte ne tarrace

Nje kanatiere e bardhe pa menge

Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”

E “ti bej naften” nje dite mesimi

Te bej nje xhiro nga gjimnazet

Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..

Diku ka humbur neper bote

Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,

Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare

Dore me dore, pak e stonuar

Kur kthehej prape, ajo ishte care

Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter

shtynte ngadale nje karroce dore

Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit

Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron

Nga hotel “Peza” te Universiteti

Do me bjene kembet, kot do ti lodh,

S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ I vdes gruaja, babai i kërkon falje, vajza nuk mban... (VIDEO)
Previous article HIQEN KUFIZIMET/ Nga e hëna më 15 qershor BE hap kufijtë gati plotësisht

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT