Ndërsa vitet ikin ata lënë gjurmët e tyre. Lëkura është e para që tregon shenjat e moshës dhe për këtë arsye është e nevojshme që të kujdesemi për të.
Ne po iu tregojmë si mund të largoni rrudhat dhe ta bëni lëkurën të duket më e re në mënyrë natyrale, vetëm me dy përbërës.
Përbërësit
Një e bardhë veze- tërheq lëkurën
Kastraveci- i pasur me antioksidantë, vitaminë K, vitaminë C, që shkatërrojnë radikalet e lira.
Përgatitja
Qërojmë kastravecin dhe e ndajmë përgjysmë. Njërën gjysmë e shtypim në blender derisa të krijohet një lloj pureje.
Më pas e vendosim në një kullesë mbi një tas dhe e shtypim me një lugë të vogël, për të marrë lëngun që del prej saj.
Shtojmë të bardhën e vezës dhe i përziejmë mirë. Këshillohet që maska të përdoret 1-2 herë në javë.