• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QSUT PO INFEKTON PACIENTËT? Pipero: Nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. E mendoj përgjegjësi personale (VIDEO)
Home
Sociale

QSUT PO INFEKTON PACIENTËT? Pipero: Nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. E mendoj përgjegjësi personale (VIDEO)

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shkon në spital për të kuruar një sëmundje dhe del prej andej me dy. Madje kthehesh në burim infeksioni për këdo që të rrethon.

Kjo po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila ditët e fundit jo vetëm është vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2 ndërsa ABC News mësoi se ato ndodhen në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Autoritetet nuk kanë deklaruar numrin e saktë të personelit shëndetësor me koronavirus, por burimet thanë për ABC News se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar.

Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

Ndërkohë pacientët e infektuar me koronavirus në spital e kanë çuar atë në të paktën 4 qytete. Në Lushnje, në Gjirokastër, në Burrel dhe në Librazhd.

Përhapja e koronavirusit nga spitalet nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ndryshe Italia p.sh e cila u përball me këtë situatë në fillim të pandemisë, në vendin tonë ndodhi atëherë kur autoritetet shëndetësore deklaruan se situatën e kishin nën kontroll.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËFLIJIMI I BURRIT NGA SARANDA/ Policia zbulon shkakun: Ja pse dyshojmë se e kreu aktin e rëndë
Previous article PËRURIMI I MONUMENTIT TË HEROIT SELAM MUSAI NË TIRANË/ Ruçi, Majko e Dritan Leli marrin pjesë në ceremoni

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT