• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRURIMI I MONUMENTIT TË HEROIT SELAM MUSAI NË TIRANË/ Ruçi, Majko e Dritan Leli marrin pjesë në ceremoni
Home
Politikë

PËRURIMI I MONUMENTIT TË HEROIT SELAM MUSAI NË TIRANË/ Ruçi, Majko e Dritan Leli marrin pjesë në ceremoni

11 June, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të monumentit të Heroit të Popullit Selam Musai Salaria, në Tiranë, vepër e skulptorit Vladimir Llakaj.

Ceremonia u organizua nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, Bashkia e Tiranës dhe Muzeu Historik Kombëtar, me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës dhe rënies së Heroit.

Në ceremoni merrnin pjesë, përveç Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe deputet i qarkut të Tiranës, z. Pandeli Majko, drejtues të pushtetit lokal të qarkut Vlorë, deputetë të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, përfaqësues dhe të ftuar nga Shoqata “Labëria”, përfaqësues nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve, përfaqësues nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, studjues e historianë, pasardhës të Heroit të Popullit Selam Musai Salaria dhe mjaft qytetarë.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe personalitetet shtetërore të pranishëm në këtë ceremoni vendosën kurora e buqeta me lule pranë monumentit të Heroit të Popullit Selam Musai Salaria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QSUT PO INFEKTON PACIENTËT? Pipero: Nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. E mendoj përgjegjësi personale (VIDEO)
Previous article KE PROPOZON HAPJEN E KUFIJVE PËR BALLKANIN MË 1 KORRIK/ Masa lehtësuese edhe për studentët dhe punëtorët sezonalë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT