amjet e para të lokalit përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet ku gjatë orëve të para të mëngjesit, u hodh një sasi lënde plasëse.
Lokali në pronësi të shtetasit A.K., sic duket edhe në video është rrethuar. Sic mund të shihni nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, sic bëri me dije më herët gazetarja Dorjana Bezat, kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që dyshohet të ketë vendosur lëndën plasëse.
Sipas pamjeve filmike, ai ishte me kostum sportiv dhe kapuç ndërsa u largua në këmbë pasi hodhi lëndën plasëse në 03:30 të mëngjesit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


