• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR “RRJEDHJE” NGA OPOZITA PARLAMENTARE/ Deputetja: Do votoj PRO Reformës Zgjedhore, fitojnë shqiptarët
Home
Politikë

TJETËR “RRJEDHJE” NGA OPOZITA PARLAMENTARE/ Deputetja: Do votoj PRO Reformës Zgjedhore, fitojnë shqiptarët

10 June, 2020 F.autor Politikë

Deputetja Suzana Topi, që u fut në parlament nga listat e LSI-së deklaron hapur se do të votojë pro marrëveshjes së re për Reformën Zgjedhore. Kjo është rrjedhja e parë nga opozita parlamentare. Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kanë deklaruar se nuk do të votojnë pa plotësuar tre kushtet dhe për këtë gjë do të takohen me kryeministrin Edi Rama pasdite, teksa paradite i priti Gramoz Ruçi.

“Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE. Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar “do të jetë PRO kësaj marveshjeje“ sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione, pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ, drejtesinë, pushtetin vendor.

Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP, Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt” shkruan ajo. Shumica socialiste ka deri tani 77 vota, me Suzana Topin bëhen 78, ndërsa duhen edhe 6 për të kaluar marrëveshjen, që do 84 vota. Por kryeministri Edi Rama tha sot se do të tentojë konsensusin per ta kaluar ne menyre te ndershme.

Postimi i plote i Suzana Topit
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU ME SERBINË/ Hoti prezanton planin e Kosovës: Njohje reciproke që na siguron një vend në OKB
Previous article NDODH EDHE KJO/ "Doktori i VIP-ave" del me rroba banje në televizion dhe tregon...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT