• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRESI TKURR TRURIN/ Zbuloni mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
Home
Shëndet

STRESI TKURR TRURIN/ Zbuloni mënyrat më të mira si ta mposhtni atë

10 June, 2020 s.autor Shëndet

Thuhet se çka nuk na vret na bën më të fortë dhe shpesh na leverdis ta besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha, strese e shqetësime të përsëritura. Për shembull, një studim i Institutit të Shëndetit Publik mbi stresin në punë, tregon se stresi i përjetuar në punë është në nivele më të larta se stresi në jetën e përgjithshme. Sondazhe të tjera të kryera në vend vite më parë, tregonin se 74% e studentëve në Shqipëri preken nga një nivel i lartë stresi dhe 55% e tyre kanë nevojë për ndihmë.

Stresi mund të jetë një aspekt i pashmangshëm i përditshmërisë sonë, por nëse ai nuk eliminohet shpejt, atëherë përbën problem. Tek disa njerëz, stresi mund të zgjasë për javë, muaj apo vite. Pasojat janë të rënda e shpesh të fshehura. Sipas ekspertëve, një prej pasojave më dramatike të stresit vërehet tek truri i cili tkurret si pasojë e tij.

Ndikimi I Stresit Tek Truri
Kur njeriu është i stresuar, organizmi i tij prodhon kortizol. Në sasi të limituara, kortizoli nuk përbën problem. Ai ka aftësinë të ulë tensionin e gjakut, të mbajë nën kontroll sheqerin në gjak dhe të pakësojë inflamacionin në organizëm. Por nëse njeriu është gjithë kohën i stresuar, organizmi i tij ka një rrjedhë të pashtershme kortizoli. Nivelet e larta të kortizolit e shtyjnë njeriun drejt mbipeshës, sëmundjeve të zemrës, depresionit, tensionit të lartë të gjakut dhe një stili jo të shëndetshëm jetese.

Mjekët amerikanë paralajmërojnë se nivelet e larta të kortizolit zvogëlojnë volumin e trurit. Aftësitë më të prekura nga stresi janë ato të të nxënit, kujtesës, mendimit, emocioneve dhe ndërveprimit. Studimet konfirmojnë se gratë me një nivel të lartë kortizoli në gjak kanë aftësi të dobëta të të nxënit dhe të kujtesës. Sipas tyre, nëse truri tkurret dhe kujtesa është problematike, në harkun kohor të 10-20 viteve, njeriu përballet me rrezikun e lartë të sklerozës. Këto gjetje duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi, sidomos për njerëzit që nuk i dhurojnë vetes pushim dhe e stërmundojnë atë ditë e natë.

Si Të Fitoni Betejën Me Stresin?
Stresi është një armik që mund të mundet lehtë me disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Mjaftojnë 10 minuta ecje e shpejtë në ditë për të marrë energjitë e nevojshme për t’i paraprirë një situate stresuese. Aktiviteti fizik çliron endorfinë.

Ky hormon përmirëson aftësitë e të menduarit, përqendrimit dhe humorin. Roli i gjumit kundër stresit nuk duhet nënvlerësuar kurrë. Kur është në gjumë, trupi dhe truri rigjenerohen. Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme kundër stresit. Frutat, perimet, drithërat e plota dhe karbohidratet komplekse stimulojnë prodhimin e serotoninës, e cila përmirëson humorin. Mos harroni të merrni mjaftueshëm vitaminë C, e cila ul natyrshëm nivelet e kortizolit./AgroWeb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRITJE E RASTEVE TË REJA..."/ Rama dhe Manastirliu në Krujë: Lufta me COVID vazhdon, duhet të jemi vigjilentë (VIDEO)
Previous article AKSIDENT NË SUPERSTRADËN LEZHË-SHKODËR/ Traktori i pret rrugën makinës, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT