• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK KANË FUND DILEMAT E OBSH/ Sqaron deklaratën për personat asimptomatikë me Covid-19
Home
Shëndet

NUK KANË FUND DILEMAT E OBSH/ Sqaron deklaratën për personat asimptomatikë me Covid-19

10 June, 2020 s.autor Shëndet

Sa mund të bartet koronavirusit nga njerëzit e infektuar, por pa simptoma, është ende “një e panjohur e madhe”, ka thënë një shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjekja, Maria Van Kerkhove ka thënë të hënën se personat pa simptoma “shumë rrallë” e bartin virusin te tjetri.

Mirëpo më vonë ajo ka thënë se ky vëzhgim është bazuar në studime të vogla.

Sipas saj ky pretendim përbën “pyetje të hapur”, pasi nuk dihet nëse këto të gjetura vlejnë në nivel global.

Të dhënat sugjerojnë se personat me simptoma janë të infektuar më shumë, dhe se sëmundja mund të bartet para se i infektuari të kuptojë se ka virusin.

Ndonëse një pjesë e njerëzve, që kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, nuk ka pasur simptoma, ende nuk është bërë e qartë sesa mund ta bartin infektimin te personat tjerë.

Van Kerkhove ka thënë se të dhënat, për të cilat ka diskutuar, kanë ardhur nga shtetet që kanë kryer “gjurmim të detajuar të kontakteve”.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona.

Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kruja sërish në hartën e të infektuarve, konfirmohen dy raste të reja
Previous article FILLIMI I NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ Di Maio: E mbështesim procesin. Me rëndësi historike vendimi i BE-së...

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT