• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI “ZGJIDHI” HALLET E VENDIT/ Lefter Maliqi: Një mandat i dytë për Trump do të ndikojë te…
Home
Politikë

PASI “ZGJIDHI” HALLET E VENDIT/ Lefter Maliqi: Një mandat i dytë për Trump do të ndikojë te…

7 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti Lefter Maliqi  i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv është shprehur se Opozita Parlamentare është e përçarë sa i takon qëndrimit për Reformën Zgjedhore.

Deklarata e Maliqit vjet pasi krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, pa u plotësuar tre kushte, që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit, depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Ai ka shtuar se një mandat i dytë për Donald Trump në SHBA do të ndikojë drejtpërdrejtë në politikën shqiptare. Maliqi ka theksuar se zgjedhjet e nëntorit në SHBA do të ndikojnë dhe nëse fiton Trump ndikimi do të jetë më i madh në sistemin e drejtësisë sepse vetvetiu i frikëson të korruptuarit, apo politikanët.

“Nëse Donald Trump do marrë mandatin e dytë, kjo do e bëjë më të fortë që të menaxhojë situatën në Ballkanin e përçarë. Ne do të jemi më të fortë pas nëntorit. Departamenti Amerikan i Shtetit do të mëshojë më fort“, tha Maliqi.

Maliqi tha për zgjedhjet e vitit që vjen se nëse opozita përçahet fiton e majta, por nëse qëndrojnë kështu atëherë është drejt fitores.

“Nuk fiton PD por Opozita e Bashkuar, nuk humb PS por Rilindja, por e rëndësishme është që ndërkombëtarët arritën që opozitën ta fusin në shinat e demokracisë”, ka theksuar Maliqi.

Në lidhje me Këshillin Politik të Reformës Zgjedhfore ai tha se nuk janë ata që vendosin por janë liderët politikë.

“Duke ndërhyrë ata do të thotë se komisioni sjell frymën e liderëve të partisë. Sido që të jetë tregon se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. I uroj suksese, pavarësisht gabimeve që do të bëjë opozita e bashkuar, problemet për shqiptarët do të vazhdojnë. Ky komision thjesht negocion propozimet e liderëve dhe vendosin ata“, shprehet ai.

Për pyetjen se cilën anë do të mbajë, ai tha se do të mbështesë Opozitën e bashkuar.

Kujtojmë se Maliqi sulmoi ndërkombëtarët para tre ditësh nga foltorja e Kuvendit, që i akuzoi se me atë që po bëjnë me reformën zgjedhore nuk po mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Gjithashtu ai bëri thirrje për mosbindje ndaj policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHBA/ Prag skandali me policinë edhe në Francë
Previous article PANDEMIA/ Vala e parë e Covid-19 nuk ka mbaruar, por si mund të duket një e dytë?

F.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT