• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOS TI BIEM NË QAFË/ PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet
Home
Politikë

MOS TI BIEM NË QAFË/ PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet

6 June, 2020 F.autor Politikë

Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera Bylykbashi:

“Duke iu referuar dakordësisë, dje na duhet të vendosim që kodi zgjedhor të ketë përcaktimet për votimin biometrik, ndarjen e KQZ dhe si do të ruhen garancitë kushtetuese nëpërmjet komisioneve zgjedhore.

Komisionet zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme mbeten siç kanë qenë. Ndryshimi do të jetë për zgjedhjet pas tyre.

Nga viti 2003 e këtej nuk ka pasur konflikte për komisionet zgjedhore. U zhduk konflikti kur komisionet u balancuan…

Do fusim garanci shtesë. Identifikimi biometrik është një nga garancitë shtesë.

Sot kutitë e votimit mbushen fshatçe. Ka votim familjar. I mbushin komisionerët në fund të ditës apo votohet dhe me karta false identiteti.

Identifikimi biometrik pengon mbushjen e kutisë me vota të pavërteta.

N.q.s e realizojmë 100% është një arritje e jashtëzakonshme. Në të gjitha QV do jetë një pajisje e thjeshtë identifikimi dhe votuesi do jetë i pajisur me një dokument.

Pajisja do jetë e pajisur me të dhënat dhe foton e votuesit. Nënshkrimi do të bëhet me gjurmën e gishtit dhe do të verifikohen pa diskutim të gjitha gjurmët e gishtit. Ka një vlerë ajo.”

Kush ka kohë dhe nuk ka çfarë të bëjë mund të qeshë me Bylykbashin. Që nuk di çfarë thotë: “U zumë për komsionet, por ato do ndryshojnë pas këtyre zgjedhjeve!!!”

Pastaj thotë që do ketë identifikim biometrik se kutitë mbushen fshatçe. Po si e shmang ky identifikim blerjen e votës? Apo ç’punë ka Bylykbashi me këto punë?

I jep ca lekë fshatarit dhe i thuaj voto kështu. Mbaroi. Të rroftë identifikimi!

Kjo avokati mjerane bie kur sheh përvojën zgjedhore. P.sh në vitin 2003 në zgjedhjet lokale, komisionerë të së majtës bllokuan një kuti në Tërbuf. Sekretari mori edhe vulën dhe iku.

Nga inspektimi në terren doli se këto absurditete kishin marrë bekimin e PS-së, nga qendra.

Si ta zgjidhë administrimi këtë punë, di gjë ky Bylykbashi që del lart e poshtë nëpër media si teoricieni i mbramë i zgjedhjeve?

Por ta lëmë zotërinë se në fund atë rol ka. Të hedhim sytë nga viktima e vetvetes dhe personazhi komik i kësaj situate, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai nuk flet. Jo. Për të sot ka folur kryeministri që ka thënë ndër të tjera:

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”.

Rama tallet me opozitën, me budallallëkun e saj kolosal, me retropolitikën e saj që ka vetëm një qëllim: të marrë ca karrige në Parlament se kështu nuk shtyhet.

Këtë do edhe z. Rama, sepse është komod me një të sëmurë kronik si Lulzim Basha, që një herë në dy vjet del budallai politik i Shqipërisë.(Respublica)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Marrëveshje për të mos pasur Reformë
Previous article LAJM I MIRË/ Kosova heq vetëizolimin për personat që vijnë nga Shqipëria

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT