• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Shoqja e 15-vjeçares së abuzuar zbulon rrjetin kriminal: Dy vajza shfrytëzuan pasionin tim për muzikën, më droguan dhe jam përdhunuar
Home
Breaking News

E RËNDË/ Shoqja e 15-vjeçares së abuzuar zbulon rrjetin kriminal: Dy vajza shfrytëzuan pasionin tim për muzikën, më droguan dhe jam përdhunuar

5 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së abuzuar në Babrru, ka rrëfyer për emisionin ‘Me zemër të hapur’ historinë e saj të abuzimit. Ajo ka zbuluar se problemi nuk ishte vetëm te roja i shkollës Abaz Doku, por më gjerë, duke bërë publik një rrjet të struktuar kriminal.

Ajo tha se dy vajza, më të mëdhaja se ajo, kanë shfrytëzuar pasionin e saj për muzikën, duke e joshur me fjalë, me premtime dhe vegla muzikore, me qëllim trafikimin e saj. Ajo tha se një ditë pas një debati në familje, u largua dhe iku jashtë qytetit me këto vajza.

Më pas iu desh të largohej fshehurazi nga dritarja, me frikën se ato s’do ta lejonin. Më pas vajza ka treguar se ka njohur dy vajza të tjera, të cilat e morën në një lokal, e droguan dhe më pas ato bashkë me disa djem abuzuan me të.

“Dy vajza erdhën në shkollë dhe më treguan mjete muzikore, fillova të shoqërohesha me to, fillova të lija mësimet dhe orët e shkollës. Ato ishin 20-25 vjeçe. Kemi folur vetëm rreth muzikës dhe mjeteve muzikore. Pasi u largova nga shtëpia, pas një debati në familje, takova këto dy vajza, këto do iknin për qejf në një qytet jashtë Tirane dhe jam nisur me to dhe pastaj kur shkuam atje na çuan në një shtëpi që më duket se e kishin të tyren. Tre ditë nuk fola me famijen, merr mami në tel dhe më thotë që kthehu se do operohem nuk kam shpëtim, dola nga dritarja pa dijeninë e tyre, më priste mami”, tha ajo.

Pyetje: Çfarë do ndodhte nëse do i thoje këtyre vajzave që do largohem?

“Nuk e di se çfarë do ndodhte. Kisha frikë. Shkova drejt e në komisariat sepse mamaja kishte bërë një denoncim, në janar 2018. Në polici i dhashë emrat e atyre vajzave, por u mbyll dosja se vajzat nuk u gjetën. Ato vajza mund të jenë të lira edhe sot”.

Pyetje: Për opinionin publik janë të njohura këto vajza?

“Jo nuk janë të njohura. Unë vetë mbas janarit të 2018-ës jam abuzuar seksualisht, më çuan në klub dhe na jepnin lëndë narkotike. Jam rehabilituar dhe tani kam dal nga rehabilitimi. Kam menduar të kthehem në shkollë, por me pak frikë, nga bullizmi.

Mamaja e vajzës: Vajzës i ka mbetur traumë, çdo pjesë që i ka ndodh i ka mbet nga mbrapa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si u përdor “Nisma Thurje” për të përhapur fake news-et e Metës që synonin rrëzimin e Ramës
Previous article RONALDO FUTET NË HISTORI/ CR7 bëhet futbollisi i parë miliarder në botë. Lë pas dhe “Pleshtin”

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT