• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TOPI ËSHTË NË FUSHËN E LULIT”/ Ish-presidenti zbërthen deklaratën e Kim: Nuk i tha gjuaj penalltinë…
Home
Politikë

“TOPI ËSHTË NË FUSHËN E LULIT”/ Ish-presidenti zbërthen deklaratën e Kim: Nuk i tha gjuaj penalltinë…

4 June, 2020 F.autor Politikë

Ish-presidenti ka zbërthyer frazën e ambasadores amerikane Yuri Kim se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës. Ai tha se kjo deklaratë nënkuptonte se tani që të kanë shënuar gol mund ta nisësh lojën nga porta jote.

“Së pari nuk do kisha kurajo të perifrazoja një metaforë të ambasadores. Ajo i takon autorit ta interpretojë. Unë i kam parë zhvillimet në dinamikë. Kryeministri sot duke perifrazuar metaforën për topin te Lulzim Basha ai përdori shumë variante.

Po ta zbërthejmë metaforën në mënyrë korrekte ata nuk thanë zoti Basha e ke topin dhe gjuaje penalltinë por tha se topi është në fushën e zotit Basha. Interpretimi im është se të kanë shënuar gol dhe duhet të fillosh lojën nga mesi i fushës. Shikoj një pozicion tepër të vështirë të parazgjedhur ndoshta në mungesë të vizionit politik të PD”, tha Topi.

Topi e quajti të gabuar deklaratën e Bashës për të folur në emër të shqiptarëve, duke theksuar se grupimi i vetëm që ai mund të përfaqësojë në fjalën e tij është Partia Demokratike.

“Basha ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për t’u bërë zoti Basha. Shoh paqartësi në vizionin politik. Unë nuk e kam bindjen por nuk besoj se profili politik dhe qytetar i Bashës të jetë shumë ekstremist.

Por kam bindjen që edhe për faj të tij që tashmë sa vjen e rritet dhe sa më shumë kalon koha askush nuk e justifikon se vendimmarrja nuk është vetëm e tij. Unë kam pasur bindjen se ka elementë të tjerë që e kanë shtyrë. Është ai që quhet kryetari de facto. Gabim në diskursin politik është i rëndë, sepse dy partitë e vjetra tentojnë të monopolizojnë politikën shqiptare ndërkohë që shumë të tjerë mendojnë ndryshe. Deklarata e Bashës mbrëmë është gabim sepse tha dua të siguroj shqiptarët, ai mund të flasë vetëm në emër të demokratëve”, deklaroi Topi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 88 viktima dhe 177 raste të reja në 24 orët e fundit në Itali
Previous article SHKATËRROHET RRJETI I PROSTITUCIONIT/ Çfarë ndodhi me dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT