• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZIMI ME 15 VJEÇAREN/ Reagon Rama: Çakenj, monstra, e ridhunuat vajzën duke e hedhur ekran më ekran
Home
Uncategorized

ABUZIMI ME 15 VJEÇAREN/ Reagon Rama: Çakenj, monstra, e ridhunuat vajzën duke e hedhur ekran më ekran

4 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë, Uncategorized

Kryeministri Edi Rama komentoi me tone të ashpra ngjarjen tronditëse të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, që ka ngjallur reagime të forta të shoqërisë.

Duke iu drejtuar të gjithë politikanëve, mediave dhe portaleve, kreu i qeverisë tha nga foltorja e Kuvendit se të gjithë me paturpësi e ridhunuan atë vajzë të mitur, duke e hedhur ekran më ekran.

“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli. Pavarësisht cfarë janë, deputete, etj, dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marirn dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, sic përplasen oktapodët, që I bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje.

Me lot të sinqerta apo me lot korkodili, nuk kam dyshim që disa prej atyre që floën vuajnë vërtet, por në fakt kur dhunon, dhunon, kur vret, vret. Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar dhe nga ana tjetër, nuk besoj një second të vetme se ata që dhunojnë publikisht ministren e Arsimit, një grua, dhe që flasin për të drejtat e grave, e kanë hall të vërtetë këtë. Nuk mund të mbrosh një viktimë të abuzimit, duke abuzuar dikë tjetër. Është e pamundur, nuk funksionon. Kisha Katolike Botërore ka hyrë prej vitesh në një process të tmerrshëm të përballjes me pedofilinë. Kardinalë, peshkopë të të gjitha niveleve të përfshirë në skandale ekstreme seksuale dhe shfytëzimi të pedofilisë.

Jam i bindur se askush nuk ka shkuar të qajë hallet me të, nga këta që flasin. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj cakenjsh, dhelprash, monstrash, me fytyrë njeriu, e sulmojnë. Ata duan që ministrja e Arsimit të bëjë krim, të dalë e të merret me rastin konkret në publik. Ka një sërë rastesh që ka ndodhur kështu. Abuzuesit janë për fat të keq prindërit e tyre, të afërmit apo mësuesit. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen kështu sic është kthyer nga politikanët, do të kemi zero denoncime. Kjo është t’i thuash të gjithë atyre që janë objekt i ngacmimeve ‘mos guxo të denoncosh, se do bëhesh personazhi i gjithë luftës, që zhvillohet në këtë vend për arsye që s’ka lidhje fare me ty’”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË TIRANË/ 34-vjeçarja dërgohet me urgjencë tek spitali i Traumës
Previous article BATUTAT/ Ramës i tërheq vëmendjen këmisha e Kujtim Gjuzit: Naltmadhni, është A-ja e kodit mbretëror, të lutem jakën zbërthyer dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT