• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Rama: Mund t’i gjenim votat dhe ta bënim pa konsensus! “ODHIR” nuk është entuziast për…
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Rama: Mund t’i gjenim votat dhe ta bënim pa konsensus! “ODHIR” nuk është entuziast për…

4 June, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për reformën zgjedhore dhe negociatat që po bëhen nga ndërkombëtarët. “Do të fokusohem te dy cështje, aktualiteti politik dhe qytetar. Reforma zgjedhore dhe për rastin e dhunimit të të miturës që ka prekur thellë ndenjat e njerëzve të këtij vendi, të të gjithëve ne. Po e nis me reformën zgjedhore, jo nga rëndësia, por besoj se mes këtyre dy cështjeve, pika duhet vënë tek e dyta sepse shkon përtej debatit të përditshëm dhe të zakonshëm dhe ngre disa shqetësime serioze.

Pa dashur që të bëj histori të gjatë, sjell në kujtesën tuaj, se pas zgjedhjeve të 2017 ne jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë të zgjedhjeve të cështjes së elektronikës dhe nëse duam kolegët që sot janë jashtë sallës të angazhoheshin sepse sistemi kërkon kohën e vet për t’u vënë në përdorim dhe këtu kujtoj që asnjëherë në asnjë rast dhe në të gjitha herët kur është pyetur nga ana jonë, palët politike në vend, ODHIR nuk ka qenë entuziast për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, e shikon me skepticizëm nuk e inkurajon për integritetin dhe transparencën për një mijë e një arsye, për kërcënimet potenciale, vende si Gjermania e konsiderojnë si anti-kushtetuese dhe porosit që të futet me faza dhe jo e gjitha menjëherë.

Synimi ishte të hiqnim një alibi të opozitës dhe t’i jepnim një mundësi të gjithëve atyre që ta kishin në dispozicion edhe teknologjinë prandaj kemi bërë një studim që kam folur edhe publikisht, prandaj kemi angazhuar një proces të tërë ekspertimimi konkret, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi për të parë reagimin ndaj teknologjisë dhe për të pasur një ide të qartë, si dhe sa mund të përdoret dhe nga gjithë puna, kemi arritur që futja e teknologjisë në një sistem ofline për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të shkatërrojnë procesin është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që kemi dhe kështu ne bëmë të gjithë përpjekjen tonë, që të fillonim me zgjedhjet lokale me 1 projekt pilot ku të mund të shihnim konkretisht rezultatin dhe të nxirrnim konkluzionin dhe shtrirjen e sistemit.

Nuk ndodhi, pasi axhenda e opozitës ishte dhe mbetet tjetër dhe ndërkohë koha vrapi. Jemi në metrat e fundit para një vendimi me rëndësi në Bruksel ka një të mirë kjo e keqe që tregon se pavarësisht se ne mund ta bënim në mënyrë të njëanshme, mund të gjenim votat në këtë parlament pa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën. Ne nuk e bëmë dhe i shtymë afatet duke e konsideruar të rëndësishme ezaurimin e të gjitha mjeteve. Në shumë vende reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, kush ka votat e bën atë që është më e arsyeshme” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJEDHORJA"/ Rama: Më vjen keq që Shqipëria në 2020 ka nevojë për ambasadorë si përkthyes. Liderët po bëjnë adoleshentin
Previous article LIVE/ Kryeministri Rama mban fjalën në Kuvend për Reformën Zgjedhore dhe abuzimin e 15 vjeçares

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT