• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMISION ME NJË VAJZË TË ABUZUAR/ Reagon Brizida Gjikondi: Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim mediatik
Home
Ekskluzive

EMISION ME NJË VAJZË TË ABUZUAR/ Reagon Brizida Gjikondi: Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim mediatik

3 June, 2020 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Ndërsa historia e 15-vjeçares së abuzuar ka tronditur mbarë opinionin dhe ndërsa medias i bëhet thirrje që të mos keqpërdorë historinë e saj për klikime dhe lexues, moderatorja Arbana Osmani njoftoi se një vajzë me të cilën është abuzuar kur ishte e mitur do të rrëfehet në emisionin e saj. (Lexo këtu)

Te menjehershme kanë qenë reagimet, kryesisht kundër transmetimit të kësaj puntate. E të njejtit mendim ka qenë edhe aktivistja e njohur Brizida Gjikondi e cila nepermjet një reagimi të ndjerë i drejtohet Arbanës në formen e lutjes, që të mos ta bëj.

AlpeNews.al ju sjell statusin e Gjikondit:

“Të lutem Arbana mos !

Nuk mund ta bësh këtë,
Nuk mundesh.
Ka ditë që kjo histori më ka përzjerë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur.
Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku.
Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, sduhet tja bëjmë këtë njëra tjetres…
Historia tragjike e 15 vjecares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qënë 13 vjec, është një histori e dhimbshme deri në palcë, përmban cdo realitet shqiptar ajo histori..
Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave seksi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët trafikantë droge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plackë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..
Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tragjedi.
Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpuntor në krim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij I ka ofruar kriminelëve.
Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjensi pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT !!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë.
Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në cdo Bashki…. Dhe të gjitha HANE BUKE KOT !!!
Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot.
U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të vrarë nga Babrruja, po sa krime, përdhunime, vetvrasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe frika në këtë tokë.
Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për perversion plak dhe perversat e tjerë ( dhe nuk po ta them cfarë ndëshkimi do propozoja se do tmerroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecat dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se cdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare.
E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPETON VETEM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gran a vrasin shumë më shumë, sepse na tradhëtojnë, i dorëzohen pazarit dhe skllavërisë moderne.
Po të them një secret timin, që vec njerzit pranë meje e dinë, nëna ime ka ikur e re, nuk kam as vajzë, as motër as teze, kam dy djem si drita, por pengu im janë vajzat, në cdo vajzë shoh pak nga ajo që dot nuk e pata… tek ato që vuajnë se di pse akoma më shumë… më dhëmbin femrat e vetmuara ..
Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.
brizida”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIGIMI/ Trafikimi i arabëve në Shqipëri, pezullohen nga puna zyrtarët e lartë të policisë
Previous article QEVERIA E RE NË KOSOVË/ Rama: Rrugëtim të mbarë në shërbim të popullit! Me besim se do bëjmë punë të mira bashkë

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT