• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIGIMI/ Trafikimi i arabëve në Shqipëri, pezullohen nga puna zyrtarët e lartë të policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

INVESTIGIMI/ Trafikimi i arabëve në Shqipëri, pezullohen nga puna zyrtarët e lartë të policisë

3 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit ndaj skandaleve që u publikuan mbi trafikun e arabëve në Shqipëri.

Burime nga brenda policisë bënë të ditur se sot është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.

Të pezulluarit janë: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Të martën në mbrëmje “Top Story” denoncoi me fakte se si këta zyrtarë të policisë dhe familjarë të tyre ishin bërë pjesë e rrjetit të paligjshëm të trafikut me arabët.

Ivestigimi i plotë i Top Story:

Emisioni investigativ Top Story në Top Channel ka publikuar fakte për lidhjet mes zyrtare të policisë me një rrjet të organizuar të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore. I përfshirë në këtë rrjet rezulton shtetasi Sami hoxha, bashkëshortja e të cilit Enkelejda Toska është drejtoreshë në “Drejtorinë Raionale të Kufirit dhe Migracionit, detyrë që e mban nga Shkurti i vitit 2018.

Emri i Sami Hoxhës dhe përfshirja e tij në trafik doli gjatë investigimit të emisionit dhe ku emigranti Salem Shehabeldin, tregoi se Samiu i kishte propozuar të bashkëpunojë për të sjellë shtetas nga vendet arabe për t’i çuar në Itali ose Rumani.

Sami hoxha dikur aksioner në kompani të vogla, ka si biznes të vetin kompaninë “FRENKI” ku i ndan aksionet me Shtetasin Arab me emrin Adel Thabi. Një kompani që shumë herë i janë bllokuar aksionet me vendim gjykatë për mos shlyerje detyrimi. Kompania tjetër që zotëron Sami Hoxha quhet “Global Fjuçër Uon”dhe është hapur në vitin 2019.

Ndër të tjera, objekti i saj i veprimit lidhet direkt me emigrantët, pasi ndihmon në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me vizë, leje qëndrimi si dhe ndjek ecurinë e këtij dokumentacioni deri në përfundim.

Shërbime në zyrën e punës, emigracionit, institucioneve të ndryshme shtetërore në bazë të marrëveshjeve me bizneset e individë të veçantë. Ashtu siç shihet Sami Hoxha ka ngritur një biznes që ka për objekt shërbimet e emigracionit, atje ku gruaja e vet është drejtoreshë. Ndërkohe shtetasit arabë që kanë bashkëpunuar me emisionin kanë pohuar se e njihnin bashkëshorten e tij kur panë foton e saj, pasi e kishin parë në zyrën e Samiut.

Gjatë investigimit del në pah se emigrantët që nuk rinovojnë dot lejet e qëndrimit i drejtohen zyrës së Samiut për të mbaruar punë. Një nga emigrantet i thotë në telefon Samiut se ka për të sjellë në Shqipëri disa Egjiptianë të tjerë. Samiu pranon dhe lë një takim. Zyra e Sami Hoxhës ndodhet në rrugën Abdulla Keta, përballë me shkollën Servete Maçi në Tiranë. Ajo nuk ka asnjë logo dhe asnjë tabelë treguese nga jashtë. Nga biseda që zhvillohet në zyrën e Samiut ai pranon të sjellë një familje nga Egjipti në Tiranë me qëllim kalimin më pas drejt Italisë, për 13 mijë euro, ku ai do fitonte 10 000, ndërsa ndërmjetësuesi emigrant 3 000.

Në këmbim, Samiu do tu dërgojë atyre një ftesë, do ju hap një kompani fantazmë, do t’u marrë lejen e punës dhe në fund lejen e qëndrimit tek gruaja e vet. Kjo është një metodë mjaft e zgjuar që bën hile me procedurat ligjore, pasi në vetvete kompania që do hapi Samiu është totalisht brenda ligjeve.

Por qëllimi pse po hapet nuk është për investim në Shqipëri, por për emigracion të paligjshëm. Sipas drejtorit të policisë kufitare Pëllumb Nako, këta njerëz që garantojnë nxjerrjen e dokumenteve të emigracionit në formë legale duke anashkaluar, ose mashtruar Shërbimin Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme.

Në rastin konkret të 3 këto institucione janë mashtruar dhe janë nxjerrë jashtë loje duke organizuar nën hundën e tyre një trafik ilegal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA ME BYLISIN/ Batha i saktë nga pika e bardhë, Tirana dyfishon shifrat
Previous article EMISION ME NJË VAJZË TË ABUZUAR/ Reagon Brizida Gjikondi: Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim mediatik

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT