• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTORESHA E ISHP HUMB BABAIN/ Fiço publikon mesazhin prekës: COVID-19 na kërkon të ndahemi këtu pranë…
Home
Sociale

DREJTORESHA E ISHP HUMB BABAIN/ Fiço publikon mesazhin prekës: COVID-19 na kërkon të ndahemi këtu pranë…

3 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, vajza e albanologut të njohur, Agron Fiço, që u nda nga jeta një ditë më parë, i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj.

Me një shënim prekës në facebook, Fiço shpreh vlerësimet më të larta për të atin, ndërsa shkruan se ishte një njeri i veçantë që la pas një sërë gjërash për t’u kujtuar.

“Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë. Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare. Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente”, thotë mes të tjerash Drejtoresha e ISHP.

E ndërsa masat e marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nuk lejojnë ceremonitë mortore, Fiço thotë se  do të organizojnë një ceremoni përkujtimore në nder të tij, kur e gjitha kjo të ketë përfunduar.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq e të afërm ! Mua që nuk më mungojnë fjalët, sot më ka rënë  barra që të flas për Babanë tim që ishte mjeshtër i fjalës.

Për ata që e njohën nga afër dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të desha t’u them: Se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën që lamë pas, me një sërë gjërash për t’u kujtuar.

Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë.

Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare.

Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente.

Ishte dhe do të mbetet pinjoll i Ficatëve, që e deshi Gjirokastrën së cilës i kushtonte poezi e i këndonte këngë si pak kush.

Njeriu që i adhuronte vajzat dhe nipin Martinin në një mënyrë të atillë që pak kund e kam gjetur duke qenë njëherësh sa kërkues, aq dhe i emancipuar.

Jam e sigurt, që në këtë ditë qershori plot diell,  kemi shumë herë më tepër arësye ta kujtojmë Babin për çfarë la pas në trajtën e punës dhe përpjekjeve të tij personale, faqeve të shumta të shkrimeve për gjuhën dhe kulturën, dashurisë dhe hapësirës shpirtërore që na krijoi ne, fëmijëve të tij. Ndjeshmërisë ndaj edukimit si një dritare e pashoq për të kuptuar botën që na rrethon, adrenalinën për të shkuar përpara dhe besimit tek Ne dhe Lirka e tij e dashur, se sa të humbasim në terrin e dhimbjes së largimit të tij.

Prandaj në emër të Lirkës së tij të shtrenjtë, Delës, Martinit dhe timin personal, ju falenderoj me zemër që na u gjendët pranë në këtë kohë ku COVID -19 gjunjëzoi botën, sfidoi dhe ritualet mortore dhe na kërkon që të ndahemi këtu pranë varrit të këtij burri, Babait tim të shtrenjtë, për t’u takuar së shpejti kur të na mundësohet, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç dimë ne ta bëjmë. Deri atëherë, lamtumirë babai im i shtrenjtë! të qoftë i lehtë dheu!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUM KOMENTESH NEGATIVE/ Arbana "po përdor" një të abuzuar për emisionin, reagon moderatorja
Previous article VIDEOLAJM/ Futbollisti spanjoll lë "nam", shikoni gafën e tij me portën e boshatisur

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT