Zbardhet skema se si funksiononte prostitucioni në dy hotelet në Rrogozhinë. Ishin pronarët ata që udhëhiqnin rrjetin.
Ata përveç fitimit nga dhoma kishin edhe 1/3 nga shërbimi, teksa kur klientët ishin të interesuar ata thërrisnin shtetaset që shërbenin si prostituta që ishin të moshave 20- 56 vjeç.
Policia pas 7 muajsh vëzhgimesh ndërmori operacionin ‘Zhuri’ që prangosi 5 persona përfshirë dy pronarët e hoteleve Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën.