• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjekja shqiptare në Australi tregon zhvillimet për vaksinën e koronavirusit
Home
Sociale

COVID-19/ Mjekja shqiptare në Australi tregon zhvillimet për vaksinën e koronavirusit

3 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Në një intervistë në “ABC News” mjekja, biologe molekulare Miranda Shehu Xhilaga ka folur për COVID-19.

Ajo u shpreh se për shkak të krijimit të një gjendje gripale, apo imunitare të përkohshme, mendimi i shkencëtarëve është se mund të paraqitet si grip i zakonshëm. Sa i përket virulencës ajo theksoi se mund të paraqitet si një grip i zakonshëm.

Mjekja u shpreh se vaksina e gripit të zakonshëm, duhet të ishte marrë dhe se vaksinimi është sugjeruar jo për faktin se do të mbronte nga koronavirusi, por për të bërë të mundur mos-infektimin nga dy viruse në të njëjtën kohë. “Nga ky dimër në Australi besoj do të nxirren mësime. Vaksinat që në 2003 ka treguar për këto grupe virusesh se janë të vështira për tu realizuar. Mendimi ne rrethe shkencore është se do të jetë si një grip i zakonshëm”, sqaroi ajo.

E ndalur te situata në Australi ajo u shpreh se popullata më e vjetër vendase është më pak e prekur nga koronavirusi. Mjekja theksoi se rastet në përgjithësi janë të ardhura nga jashtë.

“Australia është më përpara në lidhje me studimet me vaksinën. Në të gjithë botën janë afërsisht 100 kandidatura që po zhvillohen. 10 apo 12 prej tyre janë faza më të zhvilluara. Vaksina që këtu po ecën me ritme të shpejta është një vaksinë e zhvilluar nga një shoqëri bioteknologjike amerikane dhe quhet “nova-vaks”.

Ata po i bëjnë testimet në Australi. Pjesëmarrësit janë individë të shëndetshëm nga moshave nga 18-59 vjeç. Rezultatet e fazës së parë pritet të vihen të ditura në fund të korrikut dhe rezultatet e fazës së dytë në fund të dhjetorit. Pra në këtë drejtim po ecet me ritme shumë të shpejta”, shpjegoi mjekja.

Më tej ajo theksoi se rregullat të cilat janë ende më strikte janë të fokusuara në shtëpitë e të moshuarve.

“Kemi rregulla strikte sa i përket vizitave në shtëpinë pleqve. Nuk besoj se virusi do të ketë një valë agresive. Po ende nuk dimë se çfarë mund të ndodhë. Tashmë kemi mësuar se si të ruajmë veten dhe të tjerët dhe jemi me shumë shpresë se nuk do të kthehet”, theksoi mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET SKEMA E PROSTITUCIONIT NË RROGOZHINË/ Pagesa deri në 100 euro, pronarët përveç dhomës kishin dhe 1/3 e fitimit
Previous article INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Reagon drejtoresha e KE për Ballkanin: Po punojnë detajet e fundit të dokumenteve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT